Moment i sikletshëm në skenë, Dua Lipa rrëzohet teksa performonte në Milano (VIDEO)

Dua Lipa dhuroi spektakël në koncertin që mbajti në Itali në kuadër të turit të saj “Future Nostalgia”. Këngëtarja me origjinë shqiptare mblodhi shumë adhurues në Milano, për ta ndjekur live. Por këngëtarja është përballur me një incident teksa po performonte.

Dua po intepretonte hitin “Be the one” teksa rrëshkiti dhe u rrëzua në skenë. Njëri prej balerinëve e ndihmoi, ndërsa ajo vazhdoi performancën si një profesioniste e vërtetë, duke marrë edhe duartrokitjet dhe mbështetjen e publikut.


Shtuar 27.05.2022 13:32