Lule lakër në furrë
Pëlqej
Një mënyrë mjaft e thjeshtë dhe e lehtë për të gatuar Lule lakrën, e cila është një recetë e shëndetshme për shëndetin tuaj. Në fillim lajmë mirë lulelakrën, e ziejmë në një tenxhere për 5-8 minuta.

Pas zierjes e ndajmë dhe e copëtojmë në pjesë të vogla, të cilat i rëndisim në formë uniformë (rreth e përqark tavës). Me pas në një tigan përgatisim beshamelën, të cilën do ia hedhim sipër lulelakrës.

Për përgatitjen e beshamelit na duhen mjetet e zakonshme që janë: pak gjalpë, miell, 1 vezë dhe qumësht. Konkretisht: Hedhim së pari në tigan gjalpin, sa të ketë filluar shkrirjen i hedhim një lugë miell. I trazojmë pak, e kriposim dhe në momentin që fillon të trashet i hedhim pak qumësht (1 filxhan).

I lemë 2-3 min në zierje dhe me pas e lemë në qetësi, për t’u ftohur pak. Pas 5 minutash ftohjeje hedhimtigan një të verdhë veze, dhe i trazojmë pak. Kur të kenë marrë një ngjyrë kompakte, e hedhim shtresën bukur sipër lulelakrës.

Në fund e mbulojmë shtresën edhe me pak djathë kackavall të grirë që e bën tepër krokante. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2018, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori