Kryeministri i vendit Sali
Berisha, ka uruar besimtarët
myslimanë për festën e Fitër Bajramit duke i uruar të gjithë ata persona, të cilët me përkushtim të madh ndaj Zotit, agjëruan muajin e madhërueshëm të Ramazanit.
Pas një vizite në selinë e Komunitetit
Mysliman në Tiranë,
Berisha shprehu nderimin më të thellë për të gjithë udhëheqësit shpirtërorë të
kombit shqiptar, udhëheqësit e të gjitha
besimeve për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm.
“Shpreh nderimin tim më të thellë për udhëheqësit shpirtëror të
kombit shqiptar, udhëheqësit e të gjitha
besimeve, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm, në ndërtimin e infrastrukturës shpirtërore, ndërtimin e
besimeve fetare, nisur nga kushtet dhe rrethanat më të vështira, më të paprecedente”, u shpreh
Berisha.
Gjatë vizitës në Komunitetin
Mysliman të Shqipërisë kryeministri u shpreh se, udhëheqësit shpirtëror të
kombit ia dolën të ngrejnë vlerat hyjnore, të ndërtojnë besimet e mëdha të shqiptarëve në harmoni me njëri-tjetrin, në tolerancë, në bashkëpunim.
“Ç`ka përbën dhe virtytin më të madh, të këtij shpirti, kombi dhe të këtyre qytetarëve”, theksoi kryeministri.
Më herët edhe ambasadori i SHBA-së, në Tiranë, Aleksandër Arvizu zhvilloi një vizitë në selinë e komunitetit
mysliman në Tiranë, me rastin e Fiter Bajramit. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2011,
ora 12:21