Kukan: Beneluksi ballkanik tremb fqinjët e Shqipërisë
Eurodeputeti slloven, Eduard Kukan, e ka cilësuar si joreale dhe të pamundur realizimin e idesë për një Beneluks ballkanik. Ai vlerëson se një ide e tillë është e pamundur ngaqë pengohet nga druajtjet e fqinjëve për Shqipërinë e Madhe, ndërsa është joreale sepse shtetet që do të marrin pjesë në këtë union, në të ardhmen do të duhet të ballafaqohen me çështjen e statusit të Kosovës, shkruan Zhurnal.

"Nëse flasim për formimin e një strukture formale ose organizatë unë jam skeptik se mund të ndodhë. Një e tillë ide do të shkaktojë gjithmonë kujdes dhe druajtje nga shtetet fqinjë për formimin e Shqipërisë së Madhe. Kjo është gjithmonë temë e ndjeshme. Sepse, sot në Parlamentin e Kosovës Lëvizja "Vetëvendosje" flet hapur për idenë e Shqipërisë së Madhe", ka thënë Kukan.

Sipas tij, Parlamenti Evropian do të përshëndeste çdo nismë për bashkëpunim të ngushtë mes shteteve të rajonit, por kjo nuk do thotë se e pranon projektin e Beneluksit ballkanik. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2012, ora 13:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori