Lala zbërthen njohjen e Noizy-t me Billën: Ishte në varrimin e tij

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar për “Opinion” se ka pasur takime me Billën duke sqaruar se víktima kishte miq edhe me emra të njohur të artit.

Një prej tyre është edhe reperi Noizy, i cili e ka takuar shopesh herë në birgun e Fushë Krujës dhe nuk ka munguar në varrimin e tij. Artisti i njohur shqiptar ishte i shoqëruar edhe nga emra problematikë të botës së krimit.

Lala tha se shërri që i mori jetën nisi që në Londër ku nuk hezitoi të shkrepte armën ndaj Prel Markut. “Unë e kam takuar personalisht në burgun e Fushë Krujës. Në bùrg e thërrisnin Lani. Dëbati ka nisur në Londër për parkingjet. Fillimisht me viktimën janë rrahur dhe më pas ka marrë armën dhe ka marrë Prel Markun. Gjithashtu një tjetër u plagos dhe edhe sot ecën me vështirësi. Noizy e takonte në bùrgun e Fushë Krujës. Janë investuar. Madje ka qenë në varrimin e tij bashkë me emra problematikë të botës së krímit”, tha Lala.

Hakmarrja mbetet pista kryesore e dyshimit për vrasjen e Billës. Dyshohet se Hekuran Billa, ka ekzëkutuar Prel Markun me plùmb në ballë, në atë kohë 22 vjeç. Billa rezulton i përfshirë në një rrjet prostitucioni në Angli. Hekuran Billa, atëherë 28 vjeç, qëlloi Prel Markun, 22 vjeç, në Park Royal në 14 tetor 2006. Për këtë krím, u shpall fajtor për tre akùza për vràsje në tentativë dhe vràsje të Prel Marku, dhe u dënua me bùrgim të përjetshëm, me një mandat minimal të rekomanduar prej 34 vjet.

Hekuran Billa, me origjinë nga Kukësi, është një emër i skanuar nga drejtësia angleze, i cili në vitin 2008 ka vrarë një person të identifikuar si Prel Marku. Hekuran Billa njihej edhe me emrin tjetër, si Herland Bilali.


Shtuar 18.06.2020 21:18