Rama në Petrelë: Pas 23 qershorit, reformim të sistemit arsimor
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama i ka prezantuar të rinjve të Petrelës, kapitullin për rininë, pjesë e programit "Për një Rilindje Shqiptare". Pas 23 qershorit, premtoi Rama, të gjithë të rinjtë e arsimuar do të mund të konkretizojnë projektet e tyre.

"Në programin tonë ne kemi një zotim, një zotim themelor, që vajzave dhe djemve të këtij vendi t'u japim arsye të besojnë se ëndrrat e shpresat e tyre janë plotësisht të realizueshme, nëse sëbashku fitojmë zgjedhjet e ardhshme dhe sëbashku e kthejmë fitoren në një instrument që të hapë rrugë të reja"- tha Rama. Një rëndësi të veçantë Rama i kushtoi dhe detajeve të reformimit të sistemit arsimor, pas zgjedhjeve të qershorit. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2013, ora 13:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori