Zaev: Shumë shpejt, Maqedonia do të formojë "qeveri përgjegjëse"
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, pas një takimi me ambasadoren turke Erkall Kara ku ka biseduar për për formimin e qeverisë së re në Maqedoni, ka thënë se shumë shpejt, vendi do të formojë "qeveri përgjegjëse".

"Mbi 612.000 qytetarë nga të cilat bashkësitë etnike votuan për ndryshime dhe për zhvillim të Maqedonisë në frymën e vlerave demokratike evropiane.

Presim se në kohë të shpejtë do ta marrim mandatin dhe se do ta formojnë Qeverinë e re të qytetarëve të Maqedonisë", ka thënë Zaev.

Ai theksoi se një nga themelet e programit të tyre është Maqedonia të jetë një shoqëri për të gjithë.

"Qëndrimi i LSDM-së është se vetëm qytetarëve të barabartë të cilëve do t’ju mundësohet mënyrë cilësore e jetës mund me sukses të kontribuojnë ndaj zhvillim personat dhe ndaj perspektivave euroatlantike të Maqedonisë.

Jemi krenarë që qëndrojmë pas këtij koncepti që e mbështetën edhe qytetarët në zgjedhje.

Për të gjitha çështjet e hapura biseduam nëpër zgjidhet kushtetuese dhe shpresoj se në kohë shumë të afërt Maqedonia do të formojë Qeveri përgjegjëse në të cilën prioritet do të jetë vetëm interesat e qytetarëve", ka thënë Zaev pas takimit me ambasadoren turke. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2017, ora 16:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori