SHBA-të mbështesin krijimin e Ushtrisë së Kosovës
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, gjatë një takimi me delegacionin amerikan të kryesuar nga Matthew Palmer, drejtor për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore, biseduan për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend, procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës(FSK) si dhe rreth bashkëpunimit dypalësh të Kosovës me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë.

Demolli tha se Kosova synon ndërtimin e një force shumetnike, mbrojtëse dhe e gatshme për t'i kontribuar paqes në rajon dhe më gjerë, madje shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e NATO-s në ruajtjen e paqes në Kosovë përmes trupave të KFOR-it.

Ndërkohë, drejtori për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore, Matthew Palmer, shprehu mbështetje të plotë për rrugën euroatlantike të Kosovës.

"Ai tha se SHBA-ja mbështet transformimin e FSK-së në FAK dhe angazhohet që ky proces të jetë i mbështetur nga të gjitha palët në Parlamentin e Kosovës", thuhet në deklaratën pas takimit me mininstrin Demolli. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2017, ora 14:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori