Pentagoni jep alarmin: Bombarduesit rusë fluturuan pranë Alaskës dhe Kanadasë
Zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis, ka thënë mbrëmë para medieve se aeroplanët luftarakë rusë kanë fluturuar javën e kaluar disa herë pranë Alaskës dhe Kanadasë, gjë e cila shkaktoi aktivizim të aeroplanëve luftarakë të forcave të mbrojtjes ajrore të Amerikës Veriore.

Sipas tij, bombarduesit rusë të tipit "Tu-95 Bear" kanë fluturuar në hapësirën ajrore ndërkombëtare tri herë, dy herë afër ishujve Aleutian të Alaskës, dhe njëherë afër territorit kontinental të Alaskës dhe Kanadasë.

Këto fluturime, për të cilat Pentagoni thotë se kanë kanë ndodhur më 17, 18 dhe 20 prill, ndërsa zëdhënësja e NORAD-it, Lori O’Donley, tha se një numër i aeroplanëve anti-nëndetëse të tipit, Il-38, janë vërejtur në këtë hapësirë në datën 19 prill.

Davis tha se fluturime të tilla pranë Alaskës nuk kanë ndodhur për disa vite.

"Kjo ishte hera e parë në afro dy vjet e gjysmë që ne kemi parë që Rusia ndërmerr misione të bombarduesit me rreze të gjatë veprimi si ky rreth Alaskës", tha Jeff Davis. /albeu.com/

Shtuar më 25/04/2017, ora 11:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori