Sherr në një lokal në Tiranë, plagoset rëndë një 16-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.

Një një lokal në zonën e njohur si Ish-Nisheraku, dy shtetas të mitur kanë goditur me thikë një bashkëmoshatar të tyre, i cilindodhet në spital.

Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e autorëve të dyshuar, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.09.2021, rreth orës 15:50, te ish-Nisheraku, dyshohet se në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dy shtetas të mitur 16-vjeçar me iniciale E. Zh dhe A. A., kanë goditur me mjet prerëse (thikë), bashkëmoshatarin e tyre, shtetasin G. R., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e autorëve të dyshuar, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 


Shtuar 13.09.2021 16:46