E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Nis vizita e Hashim Thaçit në Mal të Zi
Ka nisur ditën e sotme vizita e parë zyrtare në Mal të Zi e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme i të Kosovës, Hashim Thaçi. Gjatë vizitës së tij, Thaçi do të pritet nga përfaqësuesit më të lartë, ku fillimisht do të takohet me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm dhe Integrimeve Evropiane të Malit të Zi, Igor Lukshiç.

Më pas, zëvendëskryeministri Thaçi do të takohet edhe me kryeministrin, Milo Gjukanoviç, me presidentin Filip Vujanoviç, si dhe me kryetarin e parlamentit, Ranko Krivokopiç.

Në këto takime, sipas një njoftimi të Qeverisë së Kosovës do të diskutohet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, shkëmbimin ekonomik, kulturor, për projekte të përbashkëta infrastrukturore, për bashkëpunimin rajonal dhe ndërtimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore.

Gjatë qëndrimit në Podgoricë zëvendëskryeministri Thaçi do të takohet gjithashtu me përfaqësuesit kryesore të bizneseve malazeze, ku do të kërkojë më shumë shkëmbim tregtar mes bizneseve kosovare dhe atyre të Malit të Zi.

Vizitën zyrtare ai do ta vijojë në Ulqin, ku në shenjë nderimi do të vendosë kurorë me lule në memorialin dedikuar të dëbuarve të luftës së Kosovës më 1999. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori