Ndryshimet kushtetuese, "luftë" në parlamentin turk (VIDEO & FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Propozimi për ndryshimet në kushtetën e Turqisë, ka qenë një nga përplasjet më të mëdha mes deputetëve të parlamentit turk.

Amendamenti parashikon zgjerimin e kompetencave të presidentit të Turqisë dhe kthimin nga Republikë Parlamentare në Republikë Presidenciale, transmeton albeu.com.

Por, këto ndryshime janë kundërshtuar ashpër nga deputetët e opozitës së partisë CHP, të cilët janë përleshur ashpër me mazhorancën.

Mediet turke shkruajnë se disa nga deputetët janë plagosur, ndërsa nga CHP kanë thënë se këto ndryshime do i sjellin fundin Turqisë.

"Ju po përpiqeni të shkatërroni vendin dhe veten tuaj, por ne nuk do e lejojmë këtë. Ne jemi këtu t'i dalim për zot popullit turk!", kanë qenë këto fjalët që kanë nisur përplasjen me grushte mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës.

Zëvendëskryetari i Parlamentit Ahmet Aydin, ka thënë se ky është një teatër dhe se ata po e vendosin vendin e tyre në rrezik në emër të biznesit.

Pas sherrit, deputetët e opozitës janë betuar se do ta mbrojnë popullin turk nga ndryshimet e rrezikshme që mund ti kanosen vendit nëse votohet amendamenti për ndryshimet në Kushtetutën e Turqisë. /albeu.com/







Shtuar më 12/01/2017, ora 08:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}