Mustafa shtyn raportimin në Kuvend për marrëveshjet e arritura me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nuk po merr pjesë në seancën e parë të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës, ku ishte parashikuar që ai të raportonte para deputetëve për katër marrëveshjet e arritura me Serbinë.

Kryesuesi i seancës, Sabri Hamiti ka hapur punimet duke mos dhënë ndonjë shpjegim nëse do të vijë kryeministri Mustafa në seancë.

Por kryeministri kosovar përmes një letre ka njoftuar kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli se nuk mund të marrë pjesë në seancë, pasi disa ministra të tij që kanë qenë të përfshirë në bisedimet me Serbinë, nuk ndodhen në Kosovë.

Mustafa ka kërkuar që Kuvendi ta shtyjë raportimin e tij për një javë, përkatësisht më 22 shtator kur pritet që të kthehen nga vizitat jashtë vendit edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi. Kuvendi po vijon punimet me pikat tjera të rendit të ditës.
Shtuar më 17/09/2015, ora 11:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori