Memedi: Qeveria teknike do ketë detyrë zgjidhjen e çështjes së emrit
Kryetari i RDK-së Vesel Memedi takoi përfaqësues të lartë të OSBE në Shkup këshilltarin politik Seamus Taggart, si dhe zv/ambasadoren Marianne Berecz. Memedi njoftoi përfaqësuesit e OSBE se ideja e RDK-së rreth qeverisë teknike tanimë është shndërruar në pjesë e fjalorit të përditshëm jo vetëm të politikanëve në vend, por edhe të diplomatëve të huaj.

Sipas kryetarit të RKD-së, kjo qeveri teknike do të ketë për obligim të zgjidhë çështjen e emrit me Greqinë, si pengesë e madhe për rrugëtimin e vendit drejt strukturave euroatlantike, dhe organizimin e zgjedhjeve demokratike.

Gjatë bisedës, Memedi njoftoi përfaqësuesit e lartë të OSBE në Shkup rreth ndryshimeve të fundit në strukturën partiake të RDK-së, kontinuitetit programor dhe shumë çështje me rëndësi jetike për sigurinë në vend, si dhe hapat që duhen ndërmarrë për të evituar problemet e njëpasnjëshme që paraqiten në vend. /albeu.com/

Shtuar më 29/01/2015, ora 12:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori