Larg kollareve dhe me flokët e thinjur, kështu duket sot Ylli Pango (FOTO LAJM)

Ish-ministri i dikurshëm i Kulturës, Ylli Pango mund të themi se është "harruar".

Pas skandalit, Pango ndoqi disa procese gjyqësore dhe arriti ta fitojë gjyqin me emisionin, por ai nuk iu rikthye më karrierës si politikan.

U bë kohë që Pango është larg jetës politike dhe publike. Ai është fotografuar disa ditë më parë, teksa ecte në këmbë në rrugët e Tiranës.

Me veshje sportive, xhinse, xhup dhe atlete dhe me disa kilogramë më shumë, kryesisht në zonën e barkut, duket se jeta larg syve të publikut ia ka hequr dëshirën Pangos që të tregojë më shumë kujdes për fizikun e tij.


Shtuar më 24/11/2019, ora 14:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori