Kërdia me aksidente, 7 të plagosur në Lezhë
Shtatë persona u plagosën në dy aksidente mëngjesin e kësaj të enjteje në Lezhë.

Aksidenti i parë u regjistrua në afërsi të fshatit Markatomaj përgjatë superstradës Lezhë – Milot. Nga përplasja e dy automjeve mbetën të lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer i tyre, të cilët pasi morën ndihmën e parë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pak minuta më vonë, një aksident i trefishtë ndodhi në fshatin Balldren në superstradën Lezhë- Shkodër ku u plagosen 4 persona, por jashtë rrezikut për jetën, raporton Rozava TV.

Humbja e kontrollit të mjetit nga njëri prej drejtuesve, i cili edhe u arrestua nga policia për shkak se rezultoi me konsum alkooli mbi normat e lejuara, u përplas me dy automjete të tjera, por fatmirësisht pati vetëm të lënduar.

Policia po kryen të gjitha hetimet e saj për të dy aksidentet e regjistruara, ndërsa po punon edhe për zbardhjen e plote të tyre.
Shtuar më 22/08/2019, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori