Ja si u kap nga RENEA vrasësi i efektivit (VIDEO)
Tashmë janë zbardhur pamjet e aksionit të policisë një ditë më parë në Torovicë të Lezhës, ku pas disa orësh shkëmbim zjarri u arrestua 30-vjeçari David Qosja.

Ky i fundit është autori i vrasjes së oficerit të FNSH-së, Ardian Kodra. Fillimisht policia u njoftua nga banorët e fshatit se Qosja po qëllonte me armë në drejtim të malit.

Grupi i FNSH-së që shkoi për ta arrestuar nuk mundi ta neutralizonte. Më pas u desh ndërhyrja e forcave RENEA për të kryer arrestimin e 30-vjeçarit me çrregullime të personalitetit.

Efektivi i FNSH, Ardian Kodra, i vrarë në krye të detyrës do të varroset si dëshmor.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me propozim të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka shpallur dëshmor të Atdheut agjentin e ndjerë.

Gjithashtu, Kodrës i akordohet edhe Dekorata e Artë e Shqiponjës, e cila pritet t’i dorëzohet familjarëve para ceremonisë së varrimit, pasditen e së shtunës. /albeu.com/




Shtuar më 03/09/2016, ora 14:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori