Sherr me dy të rinjve, njëri prej tyre përfundon i plagosur në spital

Dy të rinj janë konfliktuar në Durrës dhe njëri prej tyre ka përfunduar në spital.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin: A.Gj.,15 vjeç, banues në Durrës.

Ne nje njoftim per mediat behet e ditur se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Adoleshenti i prangosur ka goditur me thikë shtetasin A.D., 15 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.


Shtuar 1.02.2020 08:44