Freedom House: Kosova, pjesërisht e lirë
Kosova është radhitur si pjesërisht e lirë për vitin 2014">2014, në raportin e fundit të organizatës Freedom House, të publikuar të mërkurën. Këtë vit, Kosova u përfshi për herë të parë mes vendeve me demokraci elektorale, falë zgjedhjeve relativisht të suksesshme të qershorit dhe marrëveshjes politike për qeverinë e koalicionit.

Freedom House në këtë raport ka bërë vlerësimin e shkallës së lirisë në 195 shtete dhe 15 territore gjatë vitit 2014">2014, duke notuar nga 1 deri në 7 të drejtat politike dhe liritë civile të secilit vend. Nota 1 përfaqëson liritë më të mëdha, ndërsa 7-shi mungesën e tyre.

Nga vendet e rajonit, në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira hyn edhe Shqipëria, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia, kurse në grupin e vendeve të lira është radhitur Serbia, Mali i Zi dhe Kroacia.

Në aspektin global, taktikat më agresive nga regjimet autoritare dhe shtimi i numrit të sulmeve terroriste thuhet t’i kenë kontribuuar një rënieje shqetësuese të lirive në botë në vitin 2014">2014. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2015, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori