Dalin pamjet e dy prej viktimave nga tragjedia e rusëve në Qerret të Kavajës: 58-vjeçarja vuante nga kanceri, nuk u fut në saunë (FOTO LAJM)

Kanë dalë pamjet e dy prej viktimave që u gjetën dje të vdekur në hotelin luksoz në Qerret të Kavajës.

Bëhet fjalë për nënë e bijë Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

58-vjeçarja, sipas informacioneve, vuante nga Kanceri dhe për këtë arsye nuk është futur në Sauna.

Pamjet u bënë publike nga mediat në Rusi.

Në momentin kur u gjetën të vdekur ata ishin të veshur me veshje të përshtatshme për saunën, por nuk është e qartë nëse ata u futën aty. Ndërsa të afërmit e viktimave kanë deklaruar se asnjëri prej tyre nuk konsumonte alkool ose lëndë narkotike. Shkaku i vërtetë i vdekjes pritet të përcaktohet pas rezultateve të autopsisë.

31 vjeçarja dhe i fejuari i saj, i cili po ashtu u gjet i vdekur, do të martoheshin pas pushimeve që çifti kishte nisur prej disa ditësh me prindërit e të resë./albeu.com