Basha reagon ndaj Ramës: Vajmedeti e ha turpin me bukë
Pëlqej
Vazhdojnë replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha. Ky i fundit, ka reaguar në rrjetin social Facebook lidhur me deklaratën e kryeministrit Rama për aksioniet e INUK.

Basha shkruan se kryeministri Rama po e ha turpin me bukë pasi po prish ndërtimet që vet i kishte lejuar kur ishte kryetar bashkie.

"Vajmedeti e han turpin me buke. Fukarejve që i rropi 11 vjet si kryetar bashkie tani jua prish "cibanët" që vetë i lejoi. Por bekon pallatet dhe sarajet e Kokëdhimëve të pushtetit që lartësohen çdo ditë kundër ligjit. Llogjet për popullin, punët për vete!", shkruan Basha.

Ndërsa me herët Kryeministri Rama ka komentuar në tëitter aksionet e sotme të INUK duke siguruar se këto aksione nuk do ndalen.

"Nuk do ndalet operacioni i shkuljes së cibanëve që vitet e fundit u shumëfishuan trotuareve të Tiranës të mbetur pa kokë", ka shkruar Rama. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori