Sot është drejtuese shteti, e gjeni cili është personazhi në fjalë (FOTO LAJM)

Në prill të këtij viti bëhen plot një vit që kur Vjosa Osmani u zgjodh Presidente e Republikës së Kosovës.

Kjo është një ndër fotot e rralla të Presidentes nga fëmijëria e saj.

Ajo shihet në mesin e disa fëmijëve të tjerë, por që rrëmben menjëherë vëmendjen me ëmbëlsinë që e shoqëron, me kaçurrelat dhe bluzen e kuqe.

Secili do të mund ta njihte që në shikim të parë pasi që nuk ka ndryshuar shumë që nga ajo kohë.

Vjosa prej vitesh është e martuar me Prindon Sadriun dhe është nënë e dy vajzave binjake, Duas dhe Andës të cilat i solli në jetë në vitin 2014.