Zgjedhjet në Podujevë, KQZ njofton mbledhje ditën e sotme

Ditën e sotme një mbledhje do të mbahet në lidhje me zgjedhjet që priten në Podujevë.

Për këtë ka njoftuar Komisioni Qendror Zgjedhor ku shkruan se sot do të mbajë mbledhjen e radhës lidhur me procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës.

Përmes një komunikate për media, KQZ-ja ka njoftuar se mbledhje do të mbahet në ora 14:30.

“Ju njoftoj se sot (e shtunë, 8 shkurt, ora 14:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës lidhur me procesin e përgatitjes për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës”, thuhet në njoftim.


Shtuar 8.02.2020 12:45