Maturantët nuk heqin dorë nga protesta, ironizojnë me pankarta Besa Shahinin

Edhe ditën e sotme maturantët kanë vijuar protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit, në shenjë kundërshtie për testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Nxënësit ndryshe nga dje, ditën e sotme kanë bllokuar rrugën e Durrësit, ku kërkojnë nga MARS plotësimin e dy kërkesave; rivlerësimin e testit të Gjuhës dhe Letërsisë dhe uljen e dhe uljen e pragut për notën 9 dhe 10.

Por ndërkohë drejtoresha e shërbimeve arsimore, Rezana Vrapi në një deklaratë dje për shtyp tha se kërkesa e maturantëve për mundësi rivlerësimi nuk do të plotësohet.


Shtuar 13.06.2020 10:40