Vula Shqiptare
Albeu.com
nga Fikret Ertan-StambollNdryshimi në një mënyrë apo në një tjetër i ekuilibreve në Ballkan, duket se është lënë për pas një muaji, kur do të mbahet edhe referendumi për pavarësinë e Malit të Zi.Siç dihet ky referendum do të vendosë nëse për mëvetësinë e Malit të Zi, apo thënë ndryshe shkëputjen e saj nga Serbia. Referendumi që do të zhvillohet në 21 maj, mbahet sipas disa kërkesave të veçanta të Bashkimit Europian. Që ky referendum të shpallet e vlefshëm, duhet që mëse 50 përqind e zgjedhësve të marrin pjesë në votime, dhe rreth 55 përqind e tyre t`i thonë `po` pavarësisë. Nëse këto nuk përmbushen, zgjedhjet do të quhen të pavlefshme dhe s`do të ketë referendum të dytë. Ky zhvillim do të ndiqet me interes nga vendet europiane, pasi që tani sipas zhvillimeve të fundit janë bërë të qarta qëndrimet e zgjedhësve. Sondazhet e kryera, tregojnë se grupimet e zgjedhësve janë ndarë në bazë të moshës, apo gjeografisë ku banojnë. Një nga drejtuesit e organizatës së sondazheve të quajtur Damar, theksoi se moshat e vjetra si dhe zonat në kufi me Serbinë nuk e duan pavarësinë, ndërsa moshat e reja, ata që banojnë në brigjet e Adriatikut si dhe në kufi me Shqipërinë mbështesin pavarësinë. Sondazhet thonë se blloku i pavarësisë është një hap përpara, gjithsesi ende nuk ka arritur 55 përqindëshin. Edhe analiza, sondazhe dhe anketa të tjera bëjnë të ditur se blloku i pavarësisë nuk ka votat e duhura, dhe aktualisht ka një mbështetje rreth 52-53 përqind. Për arritjen e kësaj shifre, nevojitet vota pro pavarësisë e pakicave në Malin e Zi. Padyshim që në krye të këtyre pakicave qëndrojnë Shqiptarët, pasi sipas shifrave zyrëtare ata përbëjnë 5-6 përqind të popullsisë së Malit të Zi, ose e thënë pak më ndryshe, nga 600 mijë banorët e këtij vendi rreth 30-40 mijë janë shqiptarë. Dhe po të përkthehet në përqindje votuesish kjo do të vlerësohej me 5-6 përqind. Duke kuptuar rëndësinë jetike të votës së tyre, dhe ndryshimit që mund të sjellin në rezultat, pakica shqiptare në Mal të Zi si dhe disa shqiptarë të Kosovës kanë nisur të lëvizën për t`i vendosur vulën e fundit referendumit në fjalë. Në këtë kontekst, një nga figurat më të njohura të Kosovës Adem Demaçi në deklaratën dhënë për gazetën pro-serbe Dan, thotë se një ditë Kosova dhe Mali i Zi mund të bashkohen, ndaj edhe shqiptarët e Malit të Zi do të votojnë për pavarësinë. Deklarata e tij u prit me indinjatë nga opozita në Podgoricë. Nga ana tjetër, në një manifestim në qytetin e Tuzit më 23 mars, shqiptarët radhitën një sërë kërkesash politike për ndaj drejtuesve aktualë të Malit të Zi, duke u kujtuar edhe njëherë rëndësinë e tyre në këtë vend si dhe rolin e tyre në referendum. Në këtë manifestim, shumica e shqiptarëve kërkuan të drejtat e tyre në qeverisjen lokale dhe atë qëndrore. Shqiptarët kërkojnë drejtimin e zonave të banuara në shumicë nga shqiptarët, që fillojnë në Tuz e vazhdojnë me Plavën dhe Gucinë dhe zgjaten deri në breg të detit Adriatik, në Ulqinin me 80 përqind shumicë shqiptare. Në fakt shqiptarët, prej vitesh kanë kërkuar të vetëdrejtohen në zonat ku ata janë shumicë. Për shembull qyteti i Tuzit kishtë bërë një kërkesë të tillë që në vitin 1993, kërkesa ishte miratuar nga qeveria qëndrore por më pas gjithçka ishte harruar. Për shkak të fuqisë ndikuese në referendu, shqiptarët kanë parashtruar kështu edhe kërkesat e tyre pasi e dinë që mund t`i vendosin vulën atij. Prandaj mund të themi që referendumi për pavarësinë në Mal të Zi, ka edhe anën e vet të Vulës Shqiptare…
* Analist i Zaman, gazeta më të madhe në Turqi
Përgatiti: Alban Tartari
Shtuar më 25/04/2006, ora 13:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori