Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
Vilhelm Teli shqiptar ne Gjykaten e Hages
Pëlqej
Albeu.com
nga Beqir ElshaniDerisa Serbia pushon nga lufta pushtuese afatgjate, (kuptohet që edhe armatoset), në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë ende nxirren kufomat e masakruara.Derisa në shumë shtete të Evropës lindore kremtohet 15-vjetori i fitores së demokracisë, në Kosovë ende udhëheq dora e zezë e tërbuar serbe. Derisa Qielli i Ballkanit uturinte nga fluturimet e forcave të NATO-s, në Beograd asgjë nuk ndodhi, prapseprap u nënshkrua marrëveshja mes APJ-së dhe NATO-s në Kumanovë. Tani derisa diplomacia serbe krahëhapur pret që OKB-ja t'ia kthej Kosovën sipas marrëveshjes së Rezolutës vdekatare 1244 të KS, në Kosovë ende vazhdon formula e Hamletit "Të rrosh, apo të mos rrosh...". Vetëm një gjë dallohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, në seancë nuk flitet serbisht,
përndryshe me besnikëri të pashoqe zbaton aktakuzën sipas aplikimit të Serbisë
kundërshqiptare dhe sipas direktivave kishtare serbe. Duket çartë se mekanizmi i
diplomacisë serbe e ka vënë në lojë jo vetëm Bashkimin Evropian, por edhe Bashkësinë Ndërkombtare.
Tani koleksioni i aktakuzës në Gjykatën e Hagës për Krime Lufte ka një peshë dukshëm të madhe që ia kalon peshkaqenit. Pse peshkaqenit, sepse sa më e zezë të duket aktakuza aq më shumë do të humbin shqiptarët. Burgosja e Fatmir Limës dhe Ramush Haradinit me bashkëluftëtarët e tyre, por edhe shumë të tjerë që do t'i marrë Tribunali i Beogradit, më falni i Hagës, është i lidhur në mënyrë organike për fatin e Pavarësisë së Kosovës. Këtu shihet se shovinizmi serb i ka shtrirë duartë në çdo skaj të botës. Përveç kësaj, serbët kanë një dhunti diplomatike, të cilët në vend se të kërkojnë falje ndërkombëtare për viktimat e shkaktuara në Kosovë, ata qajnë në Bruksel. Pritet që një ditë të zbardhet, por do të jetë shumë vonë, ngjashëm siç është bërë ndërhyrja për çështje humanitare gjatë bombardimit barbar nga ana e armatës serbe në Kosovë. Jo vetëm kaq, sepse burgosja e trimave shqiptarë, të cilët me vigjilencë mbrojtën atdheun e tyre - Kosovën nga bishat serbe, njëkohësisht do të thotë edhe gjykim i forcave të paktit Atlantik të
NATO-s; ose mund të flitet për ndonjë tradhti në dëm të popullit shqiptar që kurrë
të mos çlirohet nga çizmja e hekurt serbo-malazezo-maqedonase.
Me anën e shtypit diplomatë dhe politikanë të ndryshëm të BE shprehin keqardhje për burgosjen e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinit, në vend se të angazhohen me vepra konkrete për çlirimin e plotë të Kosovës. Prandaj kjo nuk është asgjë tjetër pos një hipokrizi. Ata mendojnë se shqiptarët janë syleshë sa të mashtrohen pas emocioneve të tyre ndaj popullit shqiptar duke shpresuar në pafajësinë e Ramush Haradinit, me anën e së cilës kushtëzohet pavarësia e Kosovës. Nëse qenka ky kusht, atëherë çka humbi Serbia që u bë shkaktare e luftërave në periudha të ndryshme, duke masakruar me qindra mijëra njerëz të pafajshëm boshnjakë dhe shqiptarë. Çka humbi Serbia që kurrë nuk e
respektoi OSBE-në, OKB-në dhe as që do t'ia dij për Gjykatën

Ndërkombëtare në Hagë?
Çka humbi Serbia kur krimineli serb Mihajlo Mihajloviq në qendër të Stokholmit shuajti jetën e Ministres së Punëve të Jashtme të Suedisë, zonjës Anna Lindh? Me të gjitha këto tmerret ndërkombëtare që i ka shkaktuar Serbia, tani ka sy e faqe të mbledhë akuza dhe të vajtojë në Tribunalin e Hagës, në vend se të kërkojë falje dhe të transformohet në një shtet të qytetëruar demokratik.
Me rastin e vizitës në Kosovë, ish-kryetari amerikan Bil Klinton deklaroi: “Ne e fituam luftën, kurse ju duhet ta fitoni paqën.” Prandaj sipas aktakuzës së Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë duket sikur deklarata e kryetarit amerikan drejtuar popullit shqiptar po keqtrajtohet. Dihet se qysh prej fillimit Tribunali i Hagës është i padrejtë ndaj popullit boshnjak dhe shqiptar, dënohen pikërisht ata njerëz të cilët kanë humbur më të afërmit e tyre, pa përmendur dëmet e shkaktuara psikologjike nga pasojat e luftës së egër serbe. Lufta serbe nuk ishte vetëm shfarosje e popullit jo-serb, por shfarosje edhe e tokës shqiptare dhe boshnjake, në mënyrë që edhe pas përfundimit të luftës fëmijët të lindin me pasoja dhe të mbyten në fushat e minuara. Statistikat tregojnë se duhen më së paku dhjetë vjet për pastrimin e fushës nga minat eksploduese të vendosura nga armata serbe. Këtu shihet se armata serboçetnike për nga masakrimi ia ka tejkaluar fashizmit gjerman. Megjithatë pas fitores mbi fashizmin gjerman asnjë ushtar antifashist nuk është dënuar në Procesin e Nurembergut të Gjermanisë. Pandaj të dënosh çlrimtarët shqiptarë të Kosovës, do të thotë të fyesh luftën e drejt Nicional-Çlirimtare të Shqiperisë që luftoi kundër fashizmit gjerman dhe italian.
Më në fund erdhi radha që të burgoset edhe Vilhelm Teli shqiptar - Ramush Haradini, i cili me pushkë në dorë ka mbrojtur pragun e shtëpisë dhe atdheun e tij nga bishat serbe. I vetmi ndryshim është se kryengritësi zviceran Vilhelm Teli nuk shkoi në burg me sundimtarin austriak, përkundrazi Ramush Haradini detyrohet të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës së bashku me kriminelin dhe tiranin famëkeq, Sllobodan Millosheviq. Prandaj dikush duhet të dali ose fitues, ose humbës. Nëse kryengritësi zviceran, Vilhem Teli, i cili e çliroi Zvicrën nga sundimi austriak
doli fitues, fitues duhet të dali patjetër edhe kryengritësi shqiptar, Ramush
Haradini, i cili e çliroi Kosovën nga sunduesi gjakatar serb. I vetmi ndryshim është se derisa fisnikun Vilhelm Tel, e simpatizonte populli zviceran, përkundrazi në Kosovë disa njerëz u bënë vegla qorre për burgosjen e Kryeministri të Kosovës, Ramush Haradini. Tani Gjykata Ndërkombëtare e Tribunalit në Hagë, me një detyrë shumë të vështirë, kërkon që Heroi Kombëtar Ramush Haradini të qëllojë me shigjetë mollën e vënë mbi kokën e Kosovës - popullit të tij. Prandaj një Gjykatë që i dënon luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që trimërisht luftuan për çlirimin e Kosovës nga sundimi shekullor serb nuk duhet të funksionojë
Shtuar më 18/03/2005, ora 22:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori