Dalin pamjet e dëmeve nga raketat e Iranit në bazën amerikane (FOTO LAJM)

Irani sulmoi mbrëmë me një numër të madh raketash dy baza amerikane në Irak duke njoftuar më pas se kishte vrarë 80 ushtarë, numër që u mohua më pas nga Departamenti i Shtetit.

Mësohet se nga Irani janë nisur 15 raketa gjatë mbrëmjes së djeshme, ku 6 prej tyre ranë në bazën amerikane në Erbil dhe njëra pranë Bagdadit, kurse 4 të tjera u rrëzuan pa shkuar në objektiv, raporton albeu.com.

Sëfundmi, rrjete të gazetarëve investigativë ndërkombëtarë kanë publikuar një foto satelitore ku duket një nga bazat e goditura me raketë.

Nga fotoja duket se raketa ka shkatërruar një kapanon, ndërsa nuk ka të dhëna për ushtarë të vdekur.

Amerikanët nga ana e tyre kanë mohuar të ketë patur viktima nga ky sulm. /albeu.com


Shtuar 8.01.2020 16:06