Thuaji jo dhunes!
Pëlqej
Albeu.com
nga Marsida SeferiDuke filluar nga data 25 nentor deri me 10 dhjetor, nje fjongo lejla e ngecur ne veshjet tona do te jete simboli per ndalimin e ushtrimit te dhunes, qe na ben te ditur se duhet ti themi “JO DHUNES!” ne mbare shoqerite e botes.Keto 16 dite nuk do te thone qe, dhuna duhet ndaluar vetem per keto dite, por ato jane vetem per te kujtuar qe ky fenomen eshte I pranishem akoma dhe hapat per parandalimin e saj duhet te vazhdojne gjate 365 diteve. Dhuna konsiderohet si nje nga anet me te erreta te jetes sone, eshte ajo e cila gjymton mbarevajtjen e marredhenieve qe krijohen ne shoqeri, marredhenie keto qe kerkojne respekt e lumturi dhe jo te imponohen nepermjet ketij akti injorant. Ky fenomen ne shqiperi eshte pothuajse me i degjuari persa i perket shkaqeve te problemeve familjare. Duhet kuptuar qe ky akt i shemtuar i ushtruar zakonisht nga burri i shtepise ndaj gruas dhe jo me pak ndaj femijeve nuk tregon nje gjest krenarie dhe autoriteti, por perkundrazi thekson injorancen e atij qe e perdor dhunen dhe shton nje pervoje te hidhur tek viktima.
Shume propagande eshte bere “JO DHUNES!” “JO DHUNES!”, por nuk eshte e mjaftueshme aq sa duhet per ti thene STOP ketij fenomeni. Madje ky fenomen eshte gjithnje e ne rritje. Gra te cilat kane perfunduar ne burgje te akuzuara per vrasjen e bashkeshorteve dhe femije te cilet shprehin nje introversion dhe frike te theksuar, jane pasojat qe ka sjelle perdorimi i dhunes. Mesa duket familja po humbet rolin e saj. Ku shkoi harmonia? Po keshillat e vlefshme te ngrohta prej prindi? Tashme bashkeshorti luan rolin e tutorit e te padronit qe vazhdimisht dhunon te drejtat e gruas se tij dhe femijeve. Dhuna ne familje eshte nje pabesi dhe perkthehet ne nje realitet te dhimbshem, ku eshte ligjore te qellosh gruan dhe femijen tend, ta keqtrajtosh dhe ta shfrytezosh ate. Padyshim qe ky eshte nje problem serioz dhe meriton vemendjen ne nivelin me te larte nga autoritetet shteterore. Po ne te vertete, c’behet me ligjin per parandalimin e dhunes ne Shqiperi? Kjo gje perflitet shume ne Europe, sepse eshte kusht kryesor qe vendi yne duhet te plotesoje per antaresimin ne BE. Ky ligj hyri ne fuqi ne dhjetor te vitit 2007, por rezulton se mungojne mekanizmat e zbatimit dhe si pasoje ky ligj paraqet veshtiresi ne zbatim. Mund te themi qe kjo eshte nje tjeter fatkeqesi per shoqerine tone, qe do vazhdoje te mesoje per realitete kaq te dhimbshme sic eshte perdorimi i dhunes dhe nuk do te mundet te mbeshtetet per ndihme ne autoritetet shteterore per parandalimin e saj. E megjithate perpjekjet tona si shoqeri nuk do ndalojne hapin per parandalimin e veprimeve te tilla. Vazhdimisht zeri dhe veprat tona do te degjohen ne favor te atyre qe kane nevoje, sepse NE I THEMI JO DHUNES ashtu sic duhet ti thoni edhe ju! (Albeu.com)
Shtuar më 25/11/2008, ora 20:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori