Aida Hajnaj në krye të BKH, Kim uron me fjalën e urtë shqiptare: Gur mbi gur!

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas propozimit nga SPAK të Aida Hajnaj për kryetare të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në një status në rrjetet sociale ajo shprehet se është një hap përpara drejt reformës në Drejtësi.

“Një hap tjetër përpara në rrugën drejt reformës në drejtësi pasi Komisioni i Përzgjedhjes dërgoi në KLP emrin e Aida Hajnaj në BKH për miratim. Ndalesa tjetër: Trajnimi i FBI me më të mirët e zbatimit të ligjit amerikan. Gur mbi gur përcakt mur!,” shkruan ambasadorja Kim në Twitter.


Shtuar 27.07.2020 14:55