Stresi, vrasesi i heshtur! (1)
Pëlqej
Albeu.com
nga Marsida SeferiStresi nuk eshte thjeshte nje fjale me 6 shkronja, e them kete, sepse zakonisht e marrim lehte, perkundrazi stres do te thote nje varg ndryshimesh biokimike qe ndodhin dhe ndikojne shume fuqishem ne cdo qelize te trupit tone.Dikush me shume e dikush me pak secili nga ne po kercenohet seriozisht nga ky fenomen sa i njohur aq dhe i panjohur nga ne. Stresi nuk eshte thjeshte nje fjale me 6 shkronja, e them kete, sepse zakonisht e marrim lehte, perkundrazi stres do te thote nje varg ndryshimesh biokimike qe ndodhin dhe ndikojne shume fuqishem ne cdo qelize te trupit tone. Ndodhi te caktuara mund te shkaktojne stres tek ne, madje dhe ato gjera te vogla per te cilat nuk na i pret mendja. Nje sere reagimesh qe shfaqen kur ndeshemi me keto ndodhi prish ekuilibrin tone dhe sforcon apo kapercen fuqite tona pershtatese, prandaj eshte e rendesishme qe te bejme te pamunduren per ta menjanuar kete “vetevrasje biologjike”. Mbase dy fjalet e fundit qe permenda mund t’iu duken te ekzagjeruara, por ju siguroj qe jo, kur te zbuloni se ku ndikon stresi!

Semundjet e shkaktuara nga stresi
Dihet qe stresi ka nje ndikim te madh ne shendetin tone fizik, gjithashtu mund te themi se ka nje ndikim te rendesishem ne shume semundje qe mund te keni kohe qe vuani. Ja disa prej tyre:

1. Hipertensioni, ataku i zemres, hemoragjia celebrale.
2. Ulcerat.
3. Kanceri.
4. Tensionet muskulare(dhimbja e kokes, e shpines etj. )
5. Migrena.
6. Astma.
7. Koliti dhe kapslleku.
8. Diabeti.
9. Ekzema.
10. Insomia(pagjumesia).

Pervecese i keq, a mund te jete i mire stresi?
Nga te gjitha keto qe ju permenda sigurisht del qe stresi ka nje rol negativ ne shendetin tone fizik e psikik e qe duhet me patjeter ta shmangim, por ceshtja eshte se nuk mund ta shmangim dot plotesisht. Edhe kur jeni te relaksuar apo gjume, ju perjetoni nje fare stresi. Po ashtu edhe kur jeni indiferente dhe inaktive, perseri perjetoni stres. Stresi eshte pasoje e natyrshme dhe e pashmangshme e egzistences suaj. LIRIA E PLOTE PREJ STRESIT ESHTE VDEKJE. Me siguri mund te ndjeheni te cuditur, por ja qe eshte e vertete. Ekspertet e shohin ate si nje energji qe e mban gjalle jeten tuaj, qe ju ndihmon per te rezistuar dhe per tu pershtatur ndaj ndyshimeve te vazhdueshme te jetes. Ai vertete mund te jete i keq, por gjithashtu dhe i mire. Ne te vertete kjo varet nga nivelet qe e perjeton. Ne qofte se perjetoni stres te nivelit te ndermjetem shendeti juaj do te jete optimal, por nese e perjetoni ate ne nivel shume te ulet ose shume te larte shendeti juaj do te jete i dobet.
Ne keto kushte keshilla me pershtacme do te ishte:shmangni ekstremet, perpiquni te gjeni ate nivel te vecante te stresit ne te cilin ju ndjeheni me rehat dhe funksiononi me mire.
Ky nivel i ndermjetem quhet stres i mire ose ndryshe EUSTRES!


Si ndikon stresi ne mendjen tuaj?
Stresi keqeson vemendjen, kujtesen dhe te menduarit. Duhet te kemi parasysh qe te treja keto keqesohen nga emocionet dhe reagimet qe ju perjetoni kur perballeni me situaten stresante. Gjithashtu kur ndesheni me situaten stresante jane dhe mendimet negative, pohimet, dialoget tuaj te brendshem qe ju bejne te shqetesoheni per pasojat e veprimeve tuaja. Te lekundeni mes dyshimeve per te zgjedhur kete apo ate veprim, te ankoheni ne vend qe ti futeni punes apo te veproni, te fajesoni veten qe nuk keni guxim per ti marre me shtruar gjerat, mendimet e hidhura se nga momenti ne moment do te deshtoni etj etj. Ja pra, keto jane mendimet negative qe ne vend te filloni dhe ti sistemoni gjerat, ju bejne qe te hutoheni e mos te dini nga t’ia filloni.
Duke i permbledhur ne menyre te shkurtuar, ja disa nga keqesimet mendore te zakonshme kur ndeshemi me nje stresor:
- Veshtiresi per tu perqendruar ne dicka, hutim.
- Ulje aftesise per te mbajtur mend, harrese.
- Paaftesi per ti organizuar gjerat ne menyre logjike.
- Ngushtim i te menduarit.
- Fiksim i te menduarit ne dicka.
- Mosreagim i menjehershem mendor.
- Keqesim i aftesise per te qene realist dhe per ti pare gjerat me nje sens kritik.


Efektet e stresit ne veprimet tuaja mund te karakterizohen sipas simptomave te paraqitura me poshte:
- Nxitim ne kryerjen e veprimeve.
- Veprime neuritike(levizje te shpejta dhe pa pushim te kembeve, kercitje gishtash, duar qe merren me stirolapsa apo mjete te tjera qe mund te keni si fiksim etj. )
- Ndryshime ne pozicionin e trupit(trup i perkulur para etj. )
- Probleme te te folurit(prirja per tu marre goja).
- Prirja per te ngrene shume(ketu kemi parasysh qe duhet pasur kujdes sepse mbipesha eshte stres me vete)
- Prirja per te bere pune te tepert.
- Rritje e perdorimit te alkolit, duhanit, kafese.
- Veprime paniku, agresive.
- Mbyllje ne vetvete.

Por cilat jane ato gjera qe na stresojne kaq shume?
Jo domosdoshmerisht mund te jene vetem gjerat e medha qe na sresojne sic jane: fatkeqesite ne familje, dashuri etj. por mund te jene edhe gjera te tilla si:zeri qe ka apo menyra sesi shpjegon profesori juaj, apo nje fytyre qe ju kujton nje person qe keni pasur marredhenie jo te mira etj etj.
Pra, keto gjera qe shkaktojne nje gjendje stresuese tek ne quhen stresore. Stresoret i kemi inviduale dhe te pergjithshem, kjo e fundit prek nje mase te gjere te shoqerise. Krahas ketyre pak shembujve qe permenda me siper kemi dhe faktore tjere mjaft te rendesishem qe shkatojne stres tek ne sic jane:
- Ndryshimet jetesore(divorci apo martesa)ku detyrohesh te pershtatesh me nje stil tjeter jetese.
- Shqetesimet e zakonshme te jetes se perditshme:shqetesimet qe lidhem me punet shtepiake, punen, presionin e kohes, te natyres financiare, qe lidhen me shendetin, me mjedisin perreth, me pamjen fizike, shqetesime qe lidhen me mosvendosjen e gjerave ne vendin e vet, mosgjetjen apo humbjen e gjerave etj. etj.
- Konfliktet te cilat perjetoni sa here qe jeni ne medyshje per zgjidhjen e kesaj apo asaj alternative, gje qe eshte e pamundur per ti realizuar ne te njejten kohe.
- Frustracionet jane nje tjeter burim i rendesishem stresi, qe do te thote qe pengohemi per qellimet qe duam ti realizojme, nje shembull i thjeshte mund te ishte:kur ju shikoni nje objekt apo nje veshje shume te bukur ne dyqan por nuk keni para per ta bere tuajen kete gje.
- Vetmia, te cilen mund ta perkufizojme si paftesi per te plotesuar nevojat tuaja per marredhenie sociale. vetmia eshte nje nga burimet me te fuqishme te stresit, sic e ka thene dhe Erik From:”Ashtu si te ftohurit e zakonshem, vetmia mund te fitohet lehte, qe kurohet me veshtiresi, qe eshte rralle fatale, por gjithmone e dhimbshme dhe disa here nje gjendje miserable, pothuajse pertej kufijve te durimit”.
- Presionet. Ju mund te perjetoni presion kur viheni perballe disa kerkesave te forta per te vepruar ne nje menyre te caktuar. Keto kerkesa i ndajme ne dy lloje:
1. Kerkesa per te bere dicke shpejt dhe me cilesi.
2. Kerkesa per tu konformuar ose bindur.
- Ndodhite katastrofike te cilat mund te jene natyrore sic jane:termetet, permbytjet, shperthimet vullkanike, stuhite, zjarret etj.

( vazhdon javen tjeter)
Shtuar më 18/11/2008, ora 03:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori