Valdet Rama largohet nga Mynih 1860
nga Sport
shqiptar 1860 valdet rama mundesi
Valdet Rama ka mbyllur përfundimisht aventurën e tij te Munchen 1860. Kontrata e mesfushorit shqiptar me klubin gjerman përfundon më 30 qershor dhe klubi as që ka ndër mend që t’ia rinovojë atë, pasi trajneri Runjaic nuk e sheh si element që mund t’i shërbejë për sezonin e ardhshëm.

Tashmë mesfushori shqiptar po bëhet gati për një aventurë të re, me shumë mundësi larg Gjermanisë.

Futbollisti 28-vjeçar ka pasur oferta të ndryshme nga Zvicra dhe Turqia, ndërsa do të vendosë në ditët e para të korrikut se në cilin prej klubeve që e kërkojnë do të vazhdojë karrierën e tij.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist