Sot është Bajram
Albeu.com
nga Hamdi NUHIJU... Nën hijen e purpurt kur sytë jehojnë shkëlqesi, e etja e dendur nga fjalët e rëndueme thërret pandal drejtësinë, nën kalbjen e erërave dhe tingujve pa tis, orienti i mbushur me valë, me gjallërim...Flladet e shkëmbyera nga retë e qiellit u lëshuan si jehonë në zemrën time.Filluan ta flladisin secilën brengë të mrrolur dhe lodhur përskaj oqeaneve të pafundme të njerëzisë. Globi në shpirtin tim u pasqyrua me fytyrën e tij të vërtetë , i buzëqeshur , por edhe i mrrolur. Dhimbja e tij nga mysafiri i All-llahut me djegi thellë në shpirt. Jeta vërtitet si një strumbullar i skuqur nën shtresat e Ozonit. Molekulat e vdekjes filluan që të më përqafojnë duke ndjerë edhe ato mungesën e pashueshme të kësaj etje të madhe. Milingonja një mik/eshë e ime filloi të lotojë në pandalim drejtë rrugës së saj puntore. Jeta është si një fjalë që hudhet në qoshun e tehut të shpatës dhe rumbullakson bukurinë e brendshme të njeriut. Egoja , shfrenimi , amoraliteti nuk kishin vend gjatë këtij muaji të lartë dhe të mëshirshëm. Prangat e Djallit të mallkuar filluan që të lëshojnë pe dhe zëri i ulurishëm i muskujve të sakatosur jehon lartë mbi qiej. Ky është fundi i një fillimi , kthehet bota prap nga e para. Nostalgjia e vonuar për Ditën e Llogarisë ngjallë pesimizëm dhe krijon frikë. Dashuria për Të duhet të jetë e pakushtëzuar si në fillim të vetvetes ashtu edhe në fundin e fillimit.


Njeriu i cili zbriti në këtë udhëkryq dhe zgjodhi rrugën e drejtë në këtë muaj kontoi në llogarinë e tij mijëra sevabe që pëshojnë rëndë Ditën e Llogarisë. Fytyra e tij e gëzuar në ardhje të këtij muaji edhe ajo e mrrolur në shkuarje të këtij mysafiri të këndshëm e krijon fizionominë e jetës dhe të shpresës. Habitesha se si është e mundur që të jeshë i lirë , i patëmetë në trup , i bukur , gjitha këto të mira dhe mrekulli , ndërsa agjërimi filloi dhe shkoi t`i nuk e ndjeve në brendinë tënde. Bletëza puntorë e cila qan me zë për këtë frytë të shërueshëm , sot po ndjenë dhimbjen e gjithë botës mbi supe. Bubërreci ka humbur rrugës për në shtëpi , i lodhur , i rraskapitur dhe i mërzitur dëshiron që për një castë të jetë vet, nën një qoshe. Nuk ka më kushë derdhë hurma ose gërmadhat e hurmave që ky bubërrecë ta ushqejë familjen , nuk do ketë mundësi që natën vonë krijesat e mrekullueshme njerëzore t`i përceptoj dhe shikoj se si falen dhe i luten Zotit për të gjitha krijesat në rruzullin tokësor. Nuk do e perceptojë më ndezjen e dritës nga nëna plakë e cila natën vonë i zgjonë fëmijët dhe familjen për të ngrënë syfyrin. E në skajin tjetër të rrugës gjendet një fëmijë me faqet e kuqe si molla , i dashur dhe i buzëqeshur për të gjithë , i mrrolur vetëm kur pa që një fëmijë tjetër me ngjyrë të zezë në lëkurë nuk ka se me çfarë të luajë. Për një çastë largohet nga babai i tij , shkon tek ai dhe ia jep një orë dore që tregonte kohën e faljes së namazit duke thirrur ezanin. Për një çastë filloi të buzëqesh fytyra e lodhur e varfanjakut në rrugën prej tregut e deri në shtëpi. E kjo rrugë ka një histori në vete i thotë me një zë të çuditshëm babai fëmiut të tij. A të kujtohet birë kur Muhammedi a.s. filloi të thërras në Islam dhe dilte shpesh në treg? Fëmiu me kokë i alarmon se nuk i kujtohet. Epo , një ditë doli Muhammedi a.s. në treg për të bërë tregëti , e pa një grua në moshë dhe i ndihmoi që të bartë barrën e rëndë deri në shtëpi. Gjatë tërë rrugës Muhammedi a.s. nuk tha asnjë fjalë , por vetëm buzëqeshte dhe e shikonte me mëshirë këtë grua plakë. Grua e cila nuk e dinte se kush është ky djalë , por edhe asaj i vinte mirë për mirësinë dhe kujdesin e treguar nga ana e këtij njeriu. Kur mbërritën para shtëpisë ku stacionohej plaka , i tha nja dy fjalë Muhammedit a.s. Ndëgjo birë , qenke i sjellshëm i mirë dhe i edukuar. Në këto rrethe ka dalur një njeri që po mashtron të rinjtë tanë , po i magjepsë dhe po i largon nga rruga e drejtë. Thotë se është i dërguar i Zotit , atë e quajnë Muhammed. Të lutem largoju atij. Muhammedi a.s. për një çastë buzëqeshi dhe tha: Unë jam Muhammedi a.s. Grueja e cila para pak kohësh ishte e mbushur me paragjykime për këtë njeri , tani e hutuar dhe e gëzuar në të njejtën kohë pranon Islamin para Muhammedit a.s. Duke ndëgjuar këtë tregim të këndshëm fëmiu filloj që të më vështroj me një fytyrë të çuditshme duke e marrë malli për të kaluarën e ndritshme dhe duke u frikësuar nga e ardhmja e pasigurtë , i hutuar me veçantinë e kësaj feste rrugës rrëzohet pa dashje , fillon të qaj natyrshëm.


Babai e merrë , dhe e qetëson fëmiun e vogël duke i thënë , mos u merakos o muxhahidi im , se sot është Bajram.


...Dhe kur yjet shëndërrisnin në gjithësi , e Hëna e fshehur pas reve si një nuse e re. Kur fytyrat gëzoheshin për ardhjen e Ramazanit dhe mrroleshin për shkuarje të tij, Urtia e Zotit orientoi shpirtërat drejtë festimit dhe gëzimit. Prandaj përhajr ju qoftë festa e Bajramit.... H.N
Shtuar më 12/10/2007, ora 04:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori