Tė gjithė nė provimin presidencial
nga Skender Minxhozi
Sot, Kryeministri Berisha do tė fillojė tė pėrballet mė nė fund zyrtarisht me dosjen presidenciale, tė cilėn e ka evituar me insistim pėr javė tė tėra. Samiti i Ēikagos mbaroi, ngjarja e rėndė e Himarės tronditi thellė opinionin publik, por tashmė ėshtė koha qė klasa politike t’i drejtohet sfidės sė zgjedhjes sė kreut tė shtetit.

Nisja prej sot, e procedurave pėr presidentin e ardhshėm, e fut elitėn tonė politike nė njė sprovė qė ka qenė edhe mė parė e vėshtirė dhe plot tė papritura. Rama dhe Meta janė “pėrkujdesur” qė votimi pėr Presidentin tė jetė veēanėrisht i komplikuar kėsaj radhe, me afrimin e tyre tė papritur. E kjo s’mund t’ia bėjė tė lehtė rrugėn njė mazhorance e cila normalisht duhej tė ishte mė e shpenguar kėtė herė, pėr shkak tė ndryshimeve kushtetuese tė vitit 2008.

Nga njoftimet e para qė filtrojnė, mėsohet se Berisha mund tė ketė fillimisht konsultime brenda koalicionit, duke takuar njė e nga njė krerėt e partive aleate. Vetėm mė pas do tė ndodhė, me gjasė, takimi i pritshėm mes tij dhe Edi Ramės. Berisha do tė ketė rast tė takohet me Ilir Metėn, pėr herė tė parė qė nga takimi i fundit nė ambasadėn amerikane, dhjetė ditė mė parė, me rastin e largimit tė zv.ambasadores Jones. Do tė jetė njė moment kulmor i konsultimeve pėr zgjedhjen e kreut tė shtetit, pas zėrave insistues pėr njė distancim tė lexueshėm mes dy politikanėve nė fjalė. Qė nga shumė anė komentohet edhe si fillimit i fundit, pėr koalicionin e ēuditshėm PD-LSI, qė qeverisi vendin nė tre vjetėt e fundit. Ėshtė mė se e pritshme qė Berisha tė tentojė tė pėrēajė akordin e freskėt mes Ramės dhe Metės, ndoshta duke i ofruar kėtij tė fundit njė marrėveshje emėrore pėr presidentin. Pak ditė mė parė, LSI i kujtoi jo pa qėllim opinionit publik, marrėveshjen e verės sė 2009 me PD, ku negociatat pėr zgjedhjen e presidentit zinin njė vend tė dukshėm.

Me gjithė insistimin pėr zgjedhjen e njė figure politike nga radhėt e partisė sė tij, Kryeministrit mund t’i duhet tė rishohė pretendimet e tij fillestare, pėr tė ardhur te kėrkesa e Metės pėr njė kryetar shteti pėrbashkues dhe mbi palėt. Mbetet tė shihet nėse ai do tė pranojė kėtė ujdi dyshe, apo do tė kėrkojė qė edhe PS tė japė konsensusin e saj. Do tė jetė njė ushtrim i vėshtirė force ky mes dy aleatėve dhe njė testim delikat nervash pėr mazhorancėn, nė njė fazė tė rėndėsishme politike, kur prej kutisė sė zgjedhjes sė presidentit, mund tė dalė njė krizė e papritur politike. Nga ana tjetėr, ky do tė jetė gjithashtu momenti i tė vėrtetės pėr tė kuptuar nėse nisma e Edi Ramės pėr t’u afruar me LSI-ne ka qenė njė intuitė e saktė, bazuar mbi njė marrėveshje tė qėndrueshme, pėr tė destabilizuar fillimisht procesin e zgjedhjes sė njė presidenti ngjyrė blu, e mė pas, eventualisht, pėr t’i hapur rrugėn njė aleance elektorale. Rama pret tė shohė nga kėto konsultime sesa koherent do tė jetė Ilir Meta, ashtu siē aspiron qė, nė frymėn e kėshillave tė ndėrkombėtarėve, tė detyrojė Berishėn pėr tė shmangur “presidentin noter, siē pėlqen tė thotė shpesh.

Mes tri partive mė tė mėdha qėndron gjithashtu njė pjesė gri parlamentarėsh, tė cilėt kėsaj radhe, ashtu si nė 2007, mund tė kenė njė rol pėrcaktues nė balancat numerike. Gjithnjė nėse do tė shkohet drejt pėrplasjes, e jo drejt njė emri tė negociuar. Deputetė tė larguar nga opozita, disa parti tė vogla centriste dhe padyshim njė numėr i panjohur mandatesh “fluide” (me fjalė tė varfra, tė shitblera), pėrbėjnė njė minė lundruese nė sallėn e Kuvendit, ku pritet tė votohet shtatė ditė pas seancės sė sotme.

Nė sfondin e kėsaj procedure presidenciale, qėndron bashkėsia ndėrkombėtare. Ėshtė garancia mė e madhe se nuk do tė ketė njė farsė, por njė proces tė vėrtetė zgjedhjeje. Tė huajt duket se e kanė ndarė mendjen. Pas dilemave fillestare pėr “presidentin kushtetues”, ata duket se kanė vendosur tė sponsorizojnė me forcė njė emėr tė negociuar mes palėve. Njė zgjidhje logjike, nė njė demokraci tė korruptuar, me institucione tė dobėta dhe klane tė fuqishme interesash qė luftojnė pėr pushtet. Amerikanė dhe europianė kanė premtuar se do tė jenė duke e vrojtuar me kujdes sot, mėnyrėn sesi Shqipėria do ta pėrballojė kėtė sfidė tė koklavitur. E kjo i shton qetėsi dhe stabilitet garės pėr presidentin e ardhshėm tė vendit.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
 
Për të tretin vit radhazi, kancelarja gjermane Angela Merkel renditet në krye të listës së femrave me më shumë ndikim në botë.

Për të tretin vit radhazi, kancelarja gjermane Angela Merkel renditet në krye të listës së femrave me më shumë ndikim në botë.