Rikthimi i ashpėr i Xhon Uithers
nga Skender Minxhozi
Shqip
“Kjo qeveri nuk qeveris, por sundon”. Kėshtu shkruante mė 17 mars pėr revistėn “Java” Xhon Uithers, nė tė tretin prononcim rreth situatės nė Shqipėri, pas lėnies sė detyrės nė verėn e vitit 2010. “Shqipėria ndodhet nė buzė tė greminės”, tha ai parmbrėmė nė “Top Story”, duke e bėrė edhe mė tė qartė (nėse kishte nevojė) qėndrimin e tij kritik ndaj qeverisė aktuale nė Tiranė.

Ambasadori Xhon Uithers (dashakeqėt nuk harrojnė tė shtojnė “nė pension”, duke bėrė sikur harrojnė se ambasadori ėshtė njė gradė diplomatike, para se tė jetė vend i thjeshtė pune), nuk ka pasur asnjė nevojė tė flasė hapur pasi ka lėnė postin. Sepse Uithers ėshtė njė ndėr ata diplomatė tė lartė qė kanė shėrbyer nė Shqipėri, qė i kanė shprehur mendimet e tyre edhe gjatė mandatit. Qė nga pėrplasjet me Berishėn pėr emėrimet nė gjykata, ligji i lustracionit, mbrojtja e institucioneve tė pavarura dhe problemet me zgjedhjet, ai ka qenė nė konflikt tė hapur me qeverinė shqiptare dhe e ka bėrė kėtė nė sytė e mediave dhe tė opinionit publik, aq sa edhe prapa kuintave tė institucioneve.

Pėrtej kėsaj arkive “publike” qė Uithers ka lėnė nėpėr qindra faqe gazetash apo kronika televizionesh, ajo ēka na e zbulon tė plotė mendimin e Uithers pėr temat kryesore tė politikės shqiptare dhe protagonistėt e klasės sonė drejtuese, gjatė mandatit tė tij, ėshtė fondi i gjerė i kabllogrameve tė zbuluara nga Uikiliks, ku shpaloset njė pėrshkrim i pamėshirshėm e eksploziv qė ambasadori i SHBA “nė detyrė” (e jo nė pension), i bėn Berishės, Ramės, Topit, Topallit, Metės e figurave tė tjera publike.

Nė ambientin “sklerotik” tė politikės sė Tiranės, skandali Uikiliks duket sikur ka njė shekull qė ėshtė lėnė pas. Ndodhi kėshtu jo sepse ato kabllograme tė shkruara me dorėn e Xhon Uithers, thoshin gjėra tė pavėrteta, por sepse, sė pari vetė akti i publikimit tė mesazheve diplomatike u sulmua ashpėr nga SHBA. Dhe sė dyti, pasi ato kabllograme thoshin gjėra tė pakėndshme pėr shumė nga personazhet qė vijojnė tė jenė tė fuqishėm nė politikėn shqiptare.

Shumėkush qė i ka lexuar ato qė shkruante ambasadori Uithers, ka gjetur aty bisedat, humoret, mendimet dhe pėrshtypjet qė shqiptarėt kanė krijuar gradualisht pėr qeverisėsit e tyre, me kalimin e viteve. Por mė tepėr se kaq, gjetėn edhe burime informacioni qė vetėm njė sistem i superstrukturuar, siē ėshtė aparati diplomatik i SHBA, mund t’i mblidhte dhe t’i analizonte. Uithers ėshtė bartėsi dhe pėrēuesi i asaj tabloje tė gjerė dhe tė pamėshirshme figurash tė rėndėsishme qė ishin pėrlotur nė zyrėn e tij, qė i kishin rrėfyer atij qindra sekrete tė mėdha e tė vogla, qė kishin spiunuar nė tryezėn e tij tė punės shefa, kolegė dhe kundėrshtarė. Kėta ishin dhe janė politikanėt shqiptarė tė sotėm. Pa llogaritur prurjet e tjera tė specializuara qė njė diplomat i lartė amerikan ka nė dispozicion pėr shkak tė detyrės qė kryen.

Kėsisoj, kur flet njė ambasador i SHBA “nė pension”, ėshtė mirė tė dėgjohet tė paktėn si njė burim i besueshėm informacioni. Por edhe si njė person qė, pasi ka hequr qafe kravatėn e zyrtarit, mund t’i thotė lirshėm disa tė vėrteta qė dikur i artikulonte nė mėnyrė lakonike.

Epiteti i “pensionistit” ėshtė kundėrsulmi mė i dobėt qė mazhoranca dhe mediat pranė saj, i bėjnė njė analize tė ashpėr por objektive, nga njė person qė kishte dhe ka njė profil tė lartė nė opinionin publik shqiptar. Nė qoftė se Uithers ėshtė thjesht njė pensionist amerikan, duhet pranuar sė paku qė ai ėshtė “ pensionisti” mė i informuar nė botė pėr batakun shqiptar tė viteve tė fundit. Ky nuk ėshtė as titull e as diplomė, por njė status qė Xhon Uithers ka treguar se e ka pasur gjatė dhe pas mbarimit tė mandatit tė tij diplomatik.

Pa e fryrė pėrmasėn dhe peshėn thjesht morale qė fjala e Uithers ka sot nė sytė e opinionit publik shqiptar dhe duke mbajtur mirė parasysh faktin se ai nuk pėrfaqėson mė linjėn zyrtare amerikane pėr vendin tonė, kriticizmi i shėndetshėm i Xhon Uithers ėshtė pa mė tė voglin dyshim njė vėshtrim alternativ, njė zė ndryshe, nga bregu matanė i Atlantikut, pėr atė qė ndodh sot nė kėtė vend. Uithers nuk ėshtė Departamenti Amerikan i Shtetit, por kjo ėshtė vetėm njė rrethanė anėsore, nė raportin qė fjalėt e tij kanė me tė vėrtetėn pėr Shqipėrinė e sotme. Qė Uithers tė flasė si qytetar i thjeshtė i vendit tė tij, s’do tė thotė me patjetėr qė ai duhet tė gėnjejė. Shumė njerėz tė thjeshtė nė kėtė botė, mbartin brenda vetes tė vėrteta tė mėdha. Njohja e thellė e ish-ambasadorit pėr rrethanat, personazhet dhe situatat nėpėr tė cilat ka kaluar ky vend nė pesė vitet e fundit, janė njė kartė qė ai ka tė drejtėn ta pėrdorė sot, sa herė qė beson se ky vend po rrėshqet nė njė realitet qė atij i duket negativ. Pėr hir tė sė vėrtetės, ato qė thotė Uithers i thonė shumė shqiptarė nga mėngjesi nė darkė. Por vazhdon tė jetė diēka e ndryshme kur flet njė ish-zyrtar si Xhon Uithers. Edhe kur ai ėshtė tashmė “njė pensionist”!

Shkrime tė tjera me interes -
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
 

"Porosi nga qeveria", nga Bujar Kapexhiu

.