Njė grevė jo si tė tjerat
nga Skender Minxhozi
Shqip
Njė grusht burrash po vijojnė betejėn e tyre simbolike me urinė nė njė cep tė Tiranės. Nė ditėn e dhjetė tė grevės sė urisė sė tė pėrndjekurve politikė, vėmendja e njė publiku tė lodhur ndėr vite nga togfjalėshi “grevė urie”, po vjen e rritet. Me gjithė bojkotin total tė qeverisė, tė pasuar nga heshtja e mediave pranė saj, greva e urisė qė zhvillohet te “Komuna e Parisit” ka qenė njė ndėr temat e nxehta tė aktualitetit. Prezenca e ambasadorėve tė huaj ia ka pėrforcuar kartėn morale, edhe ashtu tė fortė, grevės sė urisė sė tė pėrndjekurve. Dalja e grevistėve tė parė drejt spitaleve tė Tiranės, po i jep kėsaj ngjarjeje edhe tendosjen qė shoqėron zakonisht kėto lloj protestash. Njė tension qė mund tė rritet me kalimin e orėve, kur gjendja e grevistėve do tė rėndohet.

Opinioni publik amorf po nis tė sensibilizohet gradualisht me grevėn, por qeveria ka vendosur tė mbajė njė qėndrim shpėrfillės ndaj saj. Berisha foli mjaft gjatė dje para deputetėve tė tij, por ashtu si edhe nė rastin e zjarreve masive pak javė mė parė, ai qėndroi stoik, nė mospėrmendjen e njė ngjarjeje, pėr tė cilėn, nė kushte dhe nė kohė tė tjera, do tė kishte ndezur “tym e flakė” Tiranėn.

Ky vend ka parė nė dy dekada, banalizimin e konceptit tė ndėrprerjes sė ushqimit nė shenjė proteste. Greva urie janė organizuar pėr shkaqe nga mė tė rėndėsishmet, deri tek ato mė tė rėndomtat, pėr sherre fshatrash dhe lagjesh tė humbura, pėr njė vijė uji. Por kjo grevė nuk ėshtė si tė tjerat. Nė fund tė 22 vjetėve, pasi lirinė e humbur nėpėr burgje e kanė kėmbyer me startin e vėshtirė tė atij qė s’di nga t’ia nisė pjesės sė mbetur tė jetės, ish tė burgosurit e diktaturės po u thonė sot shqiptarėve se nuk besojnė mė nė asgjė. Ata qė e votuan kėtė qeveri nė tė mirė dhe nė tė keqe, duke pranuar tė gėnjeheshin pėr njėzet vjet me premtime, nė vend tė angazhimit konkret tė sė djathtės zyrtare, sot ndodhen nė konflikt “me tė gjithė botėn”.

Ėshtė kjo paradigma dramatike e njė brezi qė, ashtu si pronarėt e vjetėr, kanė parė sesi antikomunizmi i fillimviteve ’90, u abuzua, u burokratizua, u fut nė qorrsokakun e interesave tė ditės dhe u devijua nė njė rreckė tė gėnjeshtėrt qė sot nuk e beson askush. Prandaj edhe gjuha e tyre kundėr Sali Berishės tingėllon shpesh mė e ashpėr edhe se fjalori i opozitės parlamentare. Prandaj edhe gjestin e fortė simbolik tė gjuajtjes me miell nuk e bėnė as vlonjatėt pas vitit 1997, as socialistėt e vjedhur nėpėr zgjedhje nė shtatė vjetėt e fundit apo ndonjė kategori tjetėr sociale qė e urren shtetin e sotėm, por ish tė pėrndjekurit politikė. Njė grup gjithnjė e mė i vogėl, gjithnjė e mė i lodhur, gjithnjė e mė i zymtė njerėzish, qė tashmė nuk ka se ēfarė tė humbė. Drama njerėzore e grevės sė urisė te “Komuna e Parisit” ėshtė fundi logjik i njė teatri tė madh absurd qė u luajt (e vazhdon tė luhet) me kartėn e antikomunizmit. Sa e sa karriera tė shkėlqyera politike janė ngritur kėto dy dekada, duke shėnuar nė CV-tė personale persekutimin dhe pėrndjekjen. Sa e sa herė ėshtė thirrur kjo kauzė historike nė skenė, pėr tė marrė vota, prodhuar konsensus ose thjesht pėr t’u pėrdorur pėr propagandė tė rėndomtė. Mjafton tė shohėsh Kryetaren e sotme tė Kuvendit (bashkė me plot tė tjerė rreth saj), sesi heshtin me kokėfortėsi, kur pyeten pėr ata burra tė shtrirė te “Komuna e Parisit”, qė tė kuptosh sesa ujė ka rrjedhur nėn ura, qė nga orėt e para tė demokracisė sė kėtij vendi.

Nė kėtė vit elektoral, kur po mundohet t’u kthejė shtėpitė ish-pronarėve dhe tė rehabilitojė figura historike tė sė shkuarės si Ahmet Zogu, Berisha po luan njė lojė tė rrezikshme me ish tė pėrndjekurit politikė. Gara e vitit tė ardhshėm mund tė tolerojė gjithēka, pėrveēse lėnien rrugės tė votave. Aq mė tepėr qė nė skenė janė ngjitur dy forca tė reja politike, njėra prej tė cilave, partia e ish-presidentit Topi, po mundohet tė zgjerojė bazėn e saj elektorale pikėrisht me atė pjesė tė votuesve tė djathtė qė sot kanė dyshime tė thella pėr qeverinė tetėvjeēare tė Sali Berishės. Nė kėto kohė, kur gjithēka llogaritet me votėn, si “valutė” e vetme shkėmbimi nė bursėn e politikės, ashpėrsimi i marrėdhėnieve me shtresėn e tė pėrndjekurve dhe pronarėve tė vjetėr, rrezikon t’i heqė themelin ideologjik Partisė Demokratike. E megjithėse e vetmja ideologji e vlefshme pėr klasėn tonė drejtuese ėshtė interesi dhe paraja, ftohja e atyre shtresave qė rregullisht kanė ushqyer bazėn e PD-sė mund tė rezultojė fatale nė vitin e ardhshėm. Njė gjė ėshtė tashmė e vėrtetė. Nė sytė e atyre qė e vuajtėn nė lėkurėn e tyre komunizmin 45-vjeēar, kjo qeveri ka gėnjyer pėr premtimet, i ka lėnė nė mjerim, ka shitur interesat kombėtare dhe ėshtė zhytur kryekėput nė korrupsion.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
 
Djegia e flamurit shqiptar nė derbin e Beogradit mes Partizanit dhe Crvena Zvezdės. 18 tetor 2014

Djegia e flamurit shqiptar nė derbin e Beogradit mes Partizanit dhe Crvena Zvezdės. 18 tetor 2014