Ku po e ulin sondėn grekėt?
nga Skender Minxhozi
Shqip
Nė Portin e Patras njoftohet se ėshtė ankoruar tashmė anija norvegjeze, e cila do tė kryejė operacionet e studimit tė zonave detare ku mendohet se ka hidrokarbure. Fjala ėshtė pėr Jonin verior dhe detin e Kretės, ku supozohet se mund tė ketė njė sasi tė madhe nafte e gazi. Anija do tė nisė kėrkimet nga Joni verior. Pra, nė pragun e shtėpisė tonė.

Politika greke e ka shoqėruar kėtė lėvizje me “sqarimet” e rastit. Ministri i Jashtėm Avramopullos, njė zyrtar qė ka mbi krye tė tjera halle nga ai i marrėveshjes detare nė vendin tonė, gjeti megjithatė kohėn dhe mėnyrėn pėr tė na dhėnė tė kuptojmė edhe njė herė, se Greqia po kėrkon tė ndjekė politikėn e faktit tė kryer, pasi nuk ia doli tė merrte nė dorė njė akord tė shkruar e tė vulosur me Tiranėn zyrtare. Ministri tha se “politika e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme greke, ėshtė caktimi i zonave detare, pėrshirė zonat ekskluzive ekonomike, me fqinjėt… Zonja dhe zotėrinj, kjo ėshtė njė politikė qė do tė pasohet nga veprime konkrete dhe qė do tė shfrytėzojė pasurinė e territorit grek nė tokė dhe nė det”. Mė qartė se kaq, zor tė gjendet. Pra, sipas Avramopullos, do tė shfrytėzohet “pasuria e territorit grek, nė tokė dhe nė det”.

Megjithėse tashmė kjo deklaratė ka shkaktuar njė skizofreni deklaratash pasuese nė Shqipėri, ėshtė koha pėr t’u sforcuar pėr pak mė shumė transparencė nė gjithė kėtė aferė. Dhe ajo qė ka pėr detyrė institucionale tė bėjė transparencėn nė kėto kushte, ėshtė qeveria shqiptare. Para se ta paragjykojmė palėn greke se po fillon shpimet nė ujėrat tona territoriale, kemi tė paktėn detyrėn qė tė interesohemi konkretisht, pėr tė parė nėse kjo po ndodh me tė vėrtetė. Duhet tė dimė, kemi tė drejtėn tė dimė nga shteti ynė, se ku po kėrkon naftė fqinji ynė jugor! Nė territorin e tij, apo matanė gardhit tė fqinjit! E kėtė, mė mirė sesa qeveria shqiptare, bartėse dhe ekzekutuese e integritetit tonė territorial, askush tjetėr s’mund ta bėjė.

Ēfarė po shohim pėrballė kėsaj nevoje urgjente? Po shohim njė kakofoni deklaratash, njė amulli totale qėndrimesh, ku s’e merr vesh i pari tė dytin. Ministri i Jashtėm duket se e konsideron tė mbaruar misionin e tij, pas pėrmendjes me gjysmė zėri tė ēėshtjes ēame. Njė gjest qė dukej mė shumė i kėrkuar nga PDIU-ja pranė Metės, pėr hir tė afrimitetit aktual, sesa njė lėvizje e menduar. Nga ana tjetėr, Kryeministri, i cili nuk lė rast pa dalė para videos, e neglizhon totalisht kėtė ēėshtje, a thua se flitet pėr territorin e Madagaskarit, e jo tė Shqipėrisė. Qeveria shqiptare duhet tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsinė qė i imponon Kushtetuta e Shqipėrisė. Ashtu siē Greqia ka njė qeveri, e cila lufton pėr interesat e saj, ashtu edhe vendi ynė meriton njė palė pėrfaqėsuese, e cila tė avancojė dhe tė mbrojė interesat e tij.

Dosja pėrvėluese e detit me Greqinė ka njė valencė tė madhe politike. Qysh sot ka njė kuriozitet tė madh pėr atė qė konsiderohet si votė patriotike nė zgjedhjet e ardhshme. Njė komponent i ri nė fushatėn qė po vjen, pėr sa kohė qė perceptohet njė qasje dhe njė interes i ndryshėm i opinionit publik pėr temat e nxehta me rezonancė kombėtare. E ndėr to, problemi i marrėveshjes detare me Greqinė zė njė vend tė privilegjuar. Forcat e reja politike, si Aleanca Kuqezi dhe FRD-ja, por formalisht edhe PDIU-ja, kanė ndėrtuar njė oponencė tė dukshme ndaj linjės zyrtare, kryesisht pėr sa u pėrket marrėdhėnieve me Athinėn. Ėshtė interesante tė vihet re sesi ky panel konsensusi qytetar qė ekziston rreth kėtyre partive, pėr linjėn e fortė nacionaliste, do tė pėrkthehet nė vota konkrete nė verėn e ardhshme. Pėrmasat e fenomenit, nė njė vend ku sondazhet janė tabu, janė objektivisht tė vėshtira pėr t’u perceptuar. Gjithsesi ai mbetet nė vetvete qysh tani, njė nga risitė potenciale tė votimeve tė vitit 2013.

Pėrbėn njė fatalitet tė sojit tė tij fakti qė kėtė 100-vjetor tė Pavarėsisė, ne pėrballemi me njė rrezik potencial tė prekjes sė integritetit tonė territorial. Pėrtej folklorit nacionalist dhe frymės shovene, e cila, pėr hir tė sė vėrtetės, vihet re kryesisht nė politikėn greke (sjellja e deputetėve tė Agimit tė Artė nė varrezat ushtarake nė Boboshticė ishte vetėm akti i fundit i forcės), problemi i marrėveshjes detare ėshtė njė minė lundruese, e cila mund tė helmojė marrėdhėniet dypalėshe pėr shumė vite tė tjera. Juridikisht nuk ka njė marrėveshje detare me palėn greke. Pėr pasojė duhet verifikuar me shumė kujdes nga autoritetet zyrtare, qė tė mos ketė njė fillim tė kėrkimeve pėr naftė nga pala greke, nė ujėrat territoriale qė konsiderohen sensitive pėr ne.

Defekti i madh qė ngre krye nė kėtė moment, ėshtė se pėrballė qėndrimit tė qartė grek pėr tė avancuar nė logjikėn e tij imponuese, gjendet njė shtet totalisht i deligjitimuar, nė kėtė rast, ai shqiptar, firma e tė cilit u rrėzua nga Gjykata Kushtetuese, e qė nuk ushtron as transparencėn minimale ndaj qytetarėve tė vet, pėr kėtė problem tė pėrmasave kombėtare. Dobėsia, pasiviteti dhe amullia ku ndodhet Tirana zyrtare nė kėtė histori (pėr tė mos thėnė diēka mė tė rėndė), shėnjon edhe pozitėn inferiore qė ka Shqipėria nė kėtė aferė tejet delikate dhe me pasoja potencialisht tė rėnda. Njė pjesė e madhe e opinionit publik nuk i beson mė qeverisė, sa i pėrket marrėveshjes detare me Greqinė. Dhe me plot tė drejtė, pasi qeveria shqiptare ishte bashkėsponsorizuese e njė akordi qė u provua se i falte nė mėnyrė abuzive palės greke mbi 300 kilometra katrorė hapėsirė detare. Kjo ėshtė pozitė e mjerueshme, nė njė situatė kur kėrkohet mė shumė se kurrė qėndrim i vendosur dhe i drejtė. Dy cilėsi qė nė Tiranė nuk i zotėrojnė. Tė paktėn jo ata qė qeverisin.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
 
Mijėra besimtarė myslimanė duke falur namazin e Fitėr Bajramit nė bulevardin

Mijėra besimtarė myslimanė duke falur namazin e Fitėr Bajramit nė bulevardin "Dėshmorėt e Kombit", Tiranė.

.