Pas vendimit të Qeverisë për dasmat, reagon Labinot Tahiri

Këngëtari Labinot Tahiri nga Ksamili uron kolegët pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për lejimin e dasmave.

“Kur bën mirë , gjen mirë! Respekte për të gjithë juve dhe Zoti na ndihmoftë të gjithëve.

Pasi sërish u lejuan dasmat apo mbrëmjet rinore e familjare u jam mirënjohës atyre që protestuan me ne dhe kolegut tim Afrim Muqiqin që ka qenë shumë i angazhuar!”, ka shkruar Tahiri ndër të tjera në një postim në rrjetin social Facebook.

Ndërkaq, për fund Tahiri ka thënë se po vazhdojnë me donacionet./PORTALI.info/

Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë të këngëtarit:

Dasmat sërish në vazhdimsi!

Urime dasmorë!

Kur bën mirë , gjen mirë!

Respekte për të gjithë juve dhe Zoti na ndihmoftë të gjithêve.

Pasi sêrish u lejuan dasmat apo mbrëmjet rinore e familjare , u jam mirënjohës atyre që protestuan me ne dhe kolegun tim Afrim Muqiqin i cili ka qenë shumë i angazhuar!

Po ashtu falenderim për ministrin Zemaj, për zv kryeministrin Besnik Tahirin dhe shoqatës së hotelierêve të Kosovês e të tjerë!

Hapja fillon me datë 01.07.2020

BINGOOOOOO

VAZHDOJMË ME DONACIONE

SOT VEQ FILLUAM NDERTIMIN PËR VETERANIN E UÇK-SË NË DRENAS.

Labi-FKSH


Shtuar 23.06.2020 19:36