E FUNDIT/ Shtohet ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri
Si shqiptarët ditën të ndryshojnë... dhe si humbën lukunia korrupsion rozë!
Albeu.com
nga Edvin LamcePara zgjedhjeve të 3 korrikut, të gjithë hamendësonin: A ka elitë poltike të pjekur në Shqipëri, a ka kulturë politike të vetë shqipatrëve, a ka opinion publik dhe presione nga poshtë ndaj mënyrës së qeverisjes?!. Të gjitha këto mendime vinin, nga c'kishim kaluar dhe eksperimentuar ne shqiptarët me demokracinë, por edhe nga shpresa se edhe shqiptarët dinë të ndryshojnë.Si shqiptarët ditën të ndryshojnë...dhe si humbën lukunia korrupsion rozë.!
Para zgjedhjeve të 3 korrikut, të gjithë hamendësonin: “A ka elitë poltike të pjekur në Shqipëri, a ka kulturë politike të vetë shqipatrëve, a ka opinion publik dhe presione nga poshtë ndaj mënyrës së qeverisjes?!”. Të gjitha këto mendime vinin, nga c’kishim kaluar dhe eksperimentuar ne shqiptarët me demokracinë, por edhe nga shpresa se edhe shqiptarët dinë të ndryshojnë…

Në fakt edhe organizmat ndërkombëtarë, që vëzhgojnë zgjedhjet, këtë herë sikur dolën jashtë loje, të gjithë shqipatrët nuk duan tja dinë për raportet e tyre. Në vetvete cdo shqiptar e di se cka ndodhur atë 3 korrik.

97-ta dhe pasojat e saj nuk u shërbyhen socialistëve për të goditur të djathtën, as motoja “Mbro të ardhmen” dukej, të ishte shumë e thatë dhe ashtu koti. “Është koha për ndryshim”, sikur kishte magjepsur shqiptarët. Doktori i pandryshueshëm premtonte ndryshimin , ndërsa Nano me lukuninë e tij ishte i sigurt në rrugën që kishte nisur. Për 8 vjet Shqipëria kishte ecur para, por ky shkëlqim venitej, ndërsa një korrupsion i pashembullt vuloste shumë figura në Partinë Socialiste, e deri në rangjet ministrore. Shitje pronash dhe pasurish kombetare, tendera dhe kryetarë të Partisë Socialiste ne rrethe që ishin kthyer ne sekserë banalë…..

Karrizmatiku Nano, gaboi ose s’mundi…..gaboi pasi këtë herë nuk vlersoi rolin e opinionit publik dhe u pa nga shqipatërët bashkë, me lukuninë korrupsion, s’mundi pasi kjo lukuni ishte e fuqishme dhe kishte mundësira ndarjesh dhe nën-ndarjesh pasi ishin krijuar klane të fuqishme dhe Nano do të ngelej vetëm! Shumë socilastë e donin Partinë Socialiste me Nanon por idhulli i tyre s‘fumohej tek ai dilte përsëri në skene me ata që ishin të damkosur “të korruptuar”, dhe që pas 3 korrikut do të “qurraviteshin” dyerve të KQZ-së, dhe do të merrnin aty dhe një shuplakë tjetër nga rivalë të tyre, këtë herë nga njerës që vinin nga bota akademike. “ Ti je antikombëtar, ke marrë pjesë në kongresin e Vorio –Epirit”….Zona 38 në Tiranë, dhe ankimimi në KQZ ishte skena më komike e mjerane e të humburve.

Ndërsa për 8 vjet në opozitë e djathta kishte bërë progress, dhe kishte mësuar nga gabimet e së shkuarës. Një evolucion model për teorinë e politikave. Parreshtur ishte denoncuar korrupsioni në parlament.Shqipatarët kënaqeshin me situatat komike që doktori krijonte në seancat parlamentare ku nxirte letra-fakte pa fund dhe ku drejtohej me gisht nga ana e majtë e sallës: “Klani i Zemunit” , “Mala Vita”, “Mumuthi i korrupsionit”, “Duka i krimit”. Ishin fraza që doktori nuk rreshte së përdoruri, ndërsa shqipatërët gjithmonë e më shumë mësoheshin me idene se qeveria socialiste ishte e korruptuar. Kryetari I demokratëve, i cilësuar si “Karakteri i paparashikueshëm”, kishte marrë një nismë të re këtë herë, kishte filluar ttë mendonte për ndryshimin. Kishte thirrur njerës tërinj, specialistë dhe njerës që vinin nga bota universitare, shumë prej tyre vinin nga DAP( Departamenti i Administratës Publike që Nano kishte krijuar gjatë qeverisjes së tij).

Suksesi i këtyre zgjedhjeve Ishte i madh, jovetm për standartet që u arritën, por se dhe shqiptarët ditën të flasin ndryshe. Vota këtë herë dënoi ata që abuzuan me të. Shqiptarët u bënë pjesë e ndryshimit, historia bashkë me ta e fali “Doktorin e tmershëm”, dhe i besoi atij “armën e ndryshimit”. Në ato momente emocionuse datë 3-4 korrik 2005, një shok më kishte thënë: “Jam i lumtur për standartet e zgjedhjeve, por edhe për rotacionin e pushtetit, por tek shikoja Berishën sot në TV, mprapa tij rrinte një burre me mustaqe, ashtu i parrojtur, që dukej sikur mezi priste te merrte nën drejtim ndonjë komisariat policie.
Shtuar më 28/07/2005, ora 20:22
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori