Shtetet nuk krijojne kombe!
Albeu.com
nga Iljasa SalihuGjumi ёshtё imazh i vdekjes, i ngjanë vdekjes, ka lidhje të ngushta me atë, por sidoqoftë nuk ёshtё vdekje. Mbase njeriu i cili e zbuloi Amerikën, nuk e diti asnjë fjalë anglisht, por ia mundësoi që pasardhësve të tij të shkruajnë për atë nё gjuhën angleze.Nё kohën kur vepronte dhe plasonte mençuri filozofike Sokrati, nuk ekzistonte fjala intelektual, por sidoqoftë ai ishte i tillë. Ndërkaq sot ndodh e kundërta, mund të plasosh dituri, mund ta kuptosh fjalën intelektual, fjalë e cila rrjedh prej gjuhës latine, nga fjala intelectus, që do të thotë kuptim, ide, koncept, por nuk ёshtё kusht që edhe të jesh i tillë, mjafton disi të krijosh famë nё opinion, për ta krijuar pastaj imazhin tek të tjerët si i ditur, ndërsa ne më lartë thamë se, edhe gjumi ёshtё imazh i vdekjes, por si i tillë nuk ёshtё vdekje. Kështu një ditë peshkatari kishte shkuar nё peshkim, por nga pamundësia dhe mosdurimi që peshqit një nga një t’i pretë që të bien nё kurthin e grepit mashtrues, e nxjerrë bombën e dorës e aktivizon, dhe ashtu i entuziazmuar për bollëkun e peshqve që do t’i sigurojë si ushqim për vete, pa një pa dy, bomba i pëlcet nё dorë, duke u bёrё kështu vetë ai ushqim për peshqit. Pёrafёrsisht ndërmjet këtyre paradokseve gjendet shteti i Maqedonisë, i cili trumbeton se, imazhi i brendshëm dhe i jashtëm e pёrcaktonё identitetin e vërtet kombёtar, por imazhi i vdekjes thamë që nuk ёshtё vetё vdekja, mbase ky shtet pandeh se i përket lashtёsisё, duke pohuar praktikisht e aktualisht se shteti i Maqedonisë ngushtësisht ёshtё i lidhur me kombin maqedonas (Maqedoni-maqedonas, ndërse ne edhe pse jemi realisht shqiptar-Shqipëri, por fatkeqësisht jetojmë nё Maqedoni), duke harruar se shteti nuk e krijon kombin, por kombi shtetin, kombi pra ёshtё mirëqenia fillestare, ndërsa shteti ёshtё ai i cili duhet ta ndёrtojё dhe rregullojë mirëqenien ekonomike, por fatkeqësisht ky shtet nё mёnyrё tё tёrthortё, me veprimet e tanishme shihet qartë se ende ёshtё nё konsolidimin e kombit, ndërsa dihet mirëfilli se, çdo gjë që qёllёmisht pështjellohet, nuk ёshtё gjё tjetёr pos manifestim i jashtëm i artificialitetit të tij, si dhe tё njëjtët pështjellime mundohet t’i arsyetojë duke ndërtuar figura, artefakte, infrastrukturë antike, por nё kohën e tanishme, pra nga tatimpaguesit e sotëm, qё përdoren si hamallxhinjё tё antikitetit.
Mbase Amerikën nuk e ndёrtojё zbuluesi i saj, as nuk e zbuluan ndërtuesit e saj, por gjithsecili e bëri punën e cila natyrisht i përkiste. Ndёrkaq nё Maqedoni ndodh e kundërta, ku lashtёsinё këta zbuluesit e nёntokёs, jo asaj kriminale por asaj kinse historike, dёshirojnё që me çdo kusht ta paraqesin mё tё vjetёr se vetё lashtësia, pra gjoja se lashtësia fillet i paska nё Maqedoni, duke dalë kështu më qesharakë se vetë ata tё cilёt kanё dёshirё tё bёhen humoristë.
Teksa njëri me krenari tёrё ditёn po e pёrsёriste maksimën “e dua qiellin e dua detin, por kurrë nuk e ndёrrojё identitetin”, tjetri po mundohet ta imagjinojë detin joekzistent nё Maqedoni! Fundja, edhe pse kёtij shtetit i mungon deti, ky pra ёshtё njё limit gjeografikё i saj, nё anёn tjetёr Maqedonisё nuk i mungon qielli, pёrbёrja e sё cilёs qartё dhe hapur na tregonё se, edhe pas pas nëntorit vjen dhjetori, por kujdes, dhjetor me pasaporta tё ndryshëm, ose fare pa pasaporta, ngase nё kohёn e izolimeve shtetërore prej mekanizmave tё jashtëm, fare nuk tё vyen dokumenti i udhëtimit. Duke menduar dhe shpresuar qё politika dhe diplomacia e Maqedonisë do ta ngadhёnjejё Greqinë, me pavetëdijen e sajë ёshtё duke e imituar peshkatarin i cili nё vend qё tё kёnaqёt duke i ngrёnё dhe i shitur pak ato peshq, vetë ai u bë ushqim i tyre, ngase gëzimin dhe krenarinë e kishte vendur përpara realizmit dhe realitetit natyral. Këta duke e mbrojtur me çdo kusht emrin, duke u frikuar skajshmërisht se me ndërrimin e emrit me automatizëm do t’i ndryshohet edhe identiteti i tyre kombëtar, hapur me kёtё lloj tё mendёsisё janё duke na nënçmuar neve shqiptarëve qё jetojmë nё kёtё vend, jetёgjatёsinё e sё cilit as Oktapodi nuk mund ta parashikojë. Këtyre pra, i ka hyr frika nё palcën kurrizore! Nëse eventualisht lëshojnë pe nё ndryshimin e emrit, atёherё këta mё nuk do tё quhen maqedonas, por maqedonas tё veriut, apo tё vardarit, apo diçka tjetër, përpos maqedonas. Nё përsiatje tё kёsaj pakuptimёsie, pse jo edhe tё njё realiteti qё padashje maqedonasit po na e kristalizojnë neve, po del se, shqiptarët nuk meritojnë tё jetojnë nё njё shtet i cili nuk ndërlidhet me emërtimin e identitetit tё tyre kombёtarё, pra meqë jemi shqiptar, atёherё shteti legjitim nё tё gjitha aspektet duhet tё jetё Shqipëria (jo ajo londineze, por ajo natyrale) duka na hapur edhe neve shtigje, rast dhe alternativa qё tё mos pajtohemi me ndonjë emër qё nuk ndërlidhet me pёrkatёsin tonё tё identitetit kombëtar. Kёtё tezё tё maqedonasve, pra qё shteti duhet ta krijoi kombin, duke devijuar nё prejardhjen sllave, janё duke e përdorur, edhe disa qarqe tejet tё dyshimta nё Kosovë, duke pretenduar nё identitetin kosovar, ngase emri i shtetit tё tyre qenka Kosovё, tezё kjo, edhe e Marksit ku thoshte se, shteti e krijon kombin, ku me automatizëm del se, Ushtritë Çlirimtare paskan luftuar vetëm pёr shtetin, mbase nё atё kohё shqiptarët paskan qenë pa komb, sepse tashmë shteti i Kosovës po e krijon kombin e ri kosovarm, njashtu edhe Maqedonia kombin e maqedonas, duke gabuar edhe njëri edhe tjetri, ngase dihet mirëfilli historik, ku këta të ashtuquajtur maqedonas kanë prejardhje sllave, kurse këta të ashtuquajtur kosovar janë shqiptar të pastër, përpos disave që nuk po duan të jenë si të tillë. Por, e vërteta ёshtё se, populli (lexo: kombi si nocion më i ri dhe më i konsoliduar nё identifikimin e pёrkatёsisё nacionale) e krijon shtetin si mekanizëm udhёheqёs, i udhёhequr dhe i barabartë pёr tё gjithё pjestarёt e tij.
Pra, nёse maqedonasit duan qё me çdo kusht tё mos e ndryshojnë emrin, nga shkaku se po i preket edhe identiteti i tyre kombёtarё, atёherё edhe ne shqiptarёt duhet qё me çdo kusht t’i kundёrpёrgjigjemi si masë mbrojtëse tё qenies sonë kombëtare, duke u thirr nё kombin shtet, pёrdryshe unё me emёr e mbiemёr me domethënie joshqiptare (edhe pse jam shumë i kënaqur me emrin dhe mbiemrit tim) me shtetësi “Makedonsko”, “Maqedonisё” dhe “Macedonian” nё nivel ndёrkombёtarё nuk do tё njihem si shqiptar, nuk do tё dallohem prej italianëve me prejardhje shqiptare, amerikanëve me prejardhje shqiptare, turqve me prejardhje shqiptare, e kosovarëve me prejardhje shqiptare.
Shtuar më 13/07/2010, ora 00:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori