Shqiptaret e Maqedonise dhe lufta per identitet
Albeu.com
nga Ylber JahiuQë nga viti 1991 kur Maqedonia do të shkëputet nga sistemi Jugosllav dhe do të shpall pavarësinë mori epitetin si “ish- republika Jugosllave e Maqedonisë”.
Në shpalljen e pavarësisë së Maqedonisë dhe marrjen e një epitetin të tillë Maqedonia në fakt nuk u shkëput nga Jugosllavia. Klika komuniste dhe ndikimi i Jugosllavisë “Serbisë” vazhdoi të jetë prezent në Maqedoni, por në një formë më ndryshe dhe me më shumë të këqija. Që nga viti 1991deri më sot statusi i shqiptarëve të Maqedonisë pak sa ka lëvizur, por, sa për të mos thënë që ne s’jemi këtu. Lufta për identitet si duket ndryshoi kahun dhe ky kurs u drejtua drejt shqiptarëve të cilët jetojnë në vilajetet shqiptare që gjeografikisht mbeten në shtetin formal si ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Presidenti i të ashtuquajturit shtet i pavarur Kiro Kligorov, themelet e këtij shteti do ti vendos në formën më të thjeshtë të standardeve të udhëheqjes serbo-jugosllave. Klika e këtij sistemi në Maqedoni u reflektua edhe në shtypin ditorë duke sjellë gazetat, revistat serbe në këtë vend, ndërsa të tjerat, si ato shqiptare trajtoheshin si rrezik për stabilitetin e Maqedonisë si shtet i po sa formuar. Që nga vitet e 90 e më herët klika maqedonase intelektuale, politike e shkencore po orvaten të shërojnë komplekset e tyre lidhur me kontestimin e identitetit të tyre historik. Pasoja të cilat reflektohen nga ky kompleks të shtynë të pyesësh rreth asaj se ç’far në fakt është populli Maqedonas? Duke marr në konsideratë kohën para dhe pas mesjetës, atë të perandorisë Osmane dhe më vonë, as që bëhej fjale për një popull të tillë siç është populli Maqedonas. E themi e gjithë këtë se edhe pas Kongresit të Berlinit, Perandoria Otomane nuk lejoi ti sigurohet Maqedonisë gjeografike autonomia. Problemet e bartura por të fshehura lidhur me kishën ( Serbinë), problemin me gjuhën me ( Bullgarinë), emrin dhe identitetin me (Greqinë ) përbëjnë realisht problemin që kanë maqedonasit lidhur me identifikimin e popullit Maqedonas. Fiksimi Serb i Gligorovit vërehej edhe tek nostalgjia e tij për Beogardin. Madje përcaktimet e strategjike të Maqedonisë, maqedonase të asaj kohe ishin qendrat Beograd – Moskë.
Problemet maqedonase të identitetit u transformuan te shqiptarët pas luftës së 2001 e cila nxiti klikën Maqedonase në krijimin dhe përpilimin e projekteve antishqiptare si diçka që shqiptarëve do tu vihej në pikëpyetje identiteti, prejardhja dhe kultura. Të vetëdijshëm për pa guximshmërinë e partisë qeverisëse shqiptare 2002-2006 ata e përgatitën skenarët që më vonë do te shfaqeshin si punë shkencore dhe të ngjashme. Shqiptarët e Maqedonisë edhe pas luftës gjithnjë e më tepër degradoheshin në forma dhe nivele të ndryshme të menaxhimit të shtetit në pozicione kyçe. Duke dashur të bëjmë një krahasim se ç’far udhëheqshin shqiptarët në periudhën 1998-2001 pa dyshim se reflekton një pasqyre krejt ndryshe nga ajo e pas luftës por që në fakt nuk do të thotë se kjo ishte ajo që duhej. Çfarë u arit në periudhën 1998-2001, lirimi nga burgu i të burgosurve politik të vitit 1997, vota pro dislokimit të NATO-s në Maqedoni,si gatishmëri për ndërhyrje ushtarake kundër sistemit të Millosheviqit etj. Më tej shtrohet pyetja se ç’farë drejtonin shqiptarët në këtë periudhë e çfarë drejtojnë në 2010; për herë të parë drejtoria e policisë Tetovë – Gostivar do të menaxhohej nga shqiptarë, spitali I Tetovës, Elektro distribucioni si pronë shtetërore, Pallati i Kulturës në Tetovë, pika turistike Kodra e Dellit, Biblioteka e Tetovës, enti për punë sociale, drejtimi i shkollave të mesme në vendet e banuara kryesisht me shqiptarë, ndërmarrjet publike të qyteteve etj.
Pas luftës së 2001 luftë e cila u fillua për të përmirësuar gjendja e shqiptarëve ne IRJM u reflektua në këtë mënyrë duke u ndryshuar këto pozicione; pallati i kulturës në Tetovë drejtues Maqedonas, Biblioteka e qytetit në Tetovë drejtues Maqedonas, Enti për punësim drejtues Maqedonas, pika turistike Kodra e Diellit drejtues Maqedonas, shkolla e muzikës në Tetovë që në vitin 2006-07 drejtuesi ishte shqiptarë tani në 2010 është maqedonas. Sigurisht se pas këtyre fakteve duhet pyetur se a duhet ende të luftojnë shqiptarët e Maqedonisë për identitet ose jo? Përgjigja më e thjeshtë është se PO duke pasur përsyshë projektet serbo-maqedonase me asistencë shqiptare si “Enciklopedia”, Bustet në Shkupin 2014, ikja masive e shqiptarëve nga Maqedonia për në vendet europinae, imponimi i gjuhës Maqedonase nga klasa e parë për nxënësit shqiptarë e kështu me radhe deri në shantazhimin dhe nëpërkëmbjen e kulturës shqiptare. Sigurisht që ky luks që ka ky kryeministër pro andej apo këndej mundësohet me dëshirën e shumicës shqiptare ne dhomën e vendim marrjes së Maqedonisë ose thënë më bukur me servilitetin e tyre ndaj sistemit për të cilën betohen “ Për besë mos lëvizsha nga ky vend”. Pozita e dobët e shqiptarëve të Maqedonisë është do të na detyroj të pyetemi nga jemi e mos dhashë zoti të themi se nuk jemi besimtarë nëse nuk flasim Maqedonishten si në kohën e Otomane, apo më e keqja të themi "shka el hamdulila". (lajm)
Shtuar më 09/03/2010, ora 23:52
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori