Shqiptarët e egjiptit dhe veprimtaria atdhetare e tyre
Pëlqej
Albeu.com
Prof. Dr. Uran Asllani 5 Qershor Shqiptarët në Egjipt, kanë qënë të pranishëm qysh nga shekulli XVI e deri në ditët tona. Për të pasur një ide të qartë mbi praninë e elementit shqiptar në trevat egjiptiane, është e nevojshme të flasim për konfliktet midis Perandorisë Osmane e autoriteteve politiko-ushtarake egjiptiane dhe pasojat që sollën ato.Konfliktet kishin filluar qysh vite më parë, por në vitet 1523-1524, udhëheqësit memlukë egjiptianë organizuan disa kryengritje, kundra Portës së Lartë dhe që rezultuan të pa sukseshme. Porta e Lartë mbajti qëndrim të ashpër, duke i shtypur egërsisht ato dhe duke i privuar të drejtat e tyre..

Mbas vitit 1525 e deri nga fundi shekullit XVII, Egjiptin nuk e qeverisnin me udhëheqësit memlukë, por pashallarët që dërgoheshin nga Stambolli. Ne rradhen e këtyre pashallareve dallohesh plejada e pashallarëve dhe e valive shqiptarë.

Valiu i parë i Egjiptit ka qenë shqiptari Sinan Pashë Topojani, i cili la gjurmë të thella tek populli egjiptian, me xhamitë e bukura të ndërtuara në Kajro dhe Aleksandri dhe me medresenë në Kajro. Mbas Sinan Pashës, konkretisht në vitet 1620-1622, në krye të Egjiptit u caktua si vali, Merre Hysein Pashë Begolli, nga Peja. Fill mbas tij, në vitet 1622-1633, valiu që u dekretua ishte një tjetër shqiptar, Ibrahim Pasha, ndërsa mbas katër viteve, në vitet 1637-1640, valiu pasardhës ishte shqiptari tjetër, Mehmet Pasha.

Në vitin 1643 e deri në vitin 1650, mbas memlukut Ridvan beut, përsëri në drejtim të Egjip-tit, erdhi një tjetër pasha shqiptar, Ahmet Pashë Tahorxhiu, që më vonë u bë edhe sadrazem (kryeministri) i Perandorisë Osmane. Në atë kohë në Egjipt komandantët e ushtrive osmane, ishin Hysein bej Arnauti dhe pas tij Ahmet Pashë Arnauti. Më vonë, në vitet 1785 deri në 1787 si komandant i ushtrisë turke në Egjipt, kishte qenë një tjeter pinjoll i asaj familje : Mehmet Agë Arnauti.

Studiuesit egjiptian kanë konstatuar se vërshimi i parë i ushtarakëve shqiptare, në mënyrë të kufizuar, duhet të ketë filluar që prej vitit 1787, kur në Egjipt u dërgua Ismail Pasha, me ushtarët e tij.

Në numër të konsiderushëm shqiptarët në Egjipt, duhet të kenë shkuar nga fundi i shekullit XVIII, kur në atë pjesë të Perandorisë Osmane, të pushtuar nga ushtria napoleniane, u dërguan ushtarë e komandantë shqiptarë, për të i çliruar ato treva nga francezët.

Në vitin 1798 Porta e Lartë, në marrëveshje me Anglinë dhe me Rusinë, kishte vendosur të dëbonte francezët nga tokat e Misirit (Egjiptit), të pushtuara dy vite më parë. Qeveria osmane urdhëroi pashallarët shqiptarë, që me ushtritë e tyre dhe të shkonin për të luftuar në Egjipt.

Sipas këtij urdhëri Tahir Pashë Pojani, së bashku me vëllezërit e tij, Hasan Pashën ; Abdyl Beun; Isuf Beun; Dalip Beun së bashku me Mustafa Pashë Gjiritlliun, që të gjithë nga zona e Korçës si edhe Omer Pashë Vrionin, Muharrem Bej Vrionin, Rexhep Agë Shkodranin; Rustem Agë Dibranin; Sali Korçarin e të tjerë, shkuan në Egjipt për të luftuar.

Përveç pashallarve dhe bejlerve u urdhëruan të shkonin aty edhe një kategori nënpunësish me të vegjël. Midis këtyre nënpunësëve, ishte edhe çorbaxhiu i Kavallës, me 300 luftëtarë, midis të cilëve edhe bylykbashi Mehmet Ali Qypyrliu.

Mehmet Aliu, ky komandant i thjeshtë u dallua, veçanërisht, në betejën e Abu Kirit, që u zhvillua në vitin 1799. Mbas tri viteve luftrash të pandërprera, sulltan Selimi II e kishte bërë Mehmet Aliun gjeneral, ndërsa më 9 korrik të vitit 1805, sulltani e dekretoi, pasha-guvernator ( Khediv)te Egjiptit.

Më vonë Porta e Lartë i dha atij edhe titullin e sadrazemit.

Mehmet Aliu, brenda viteve 1800-1803, i mundi dhe i përzuri francezët nga trevat egjiptiane, ndërsa mbas vitit 1803 e deri në vitin 1811, i mundi dhe i perzuri me rradhë, fillimisht anglezët e më pas turqit, duke u bërë kështu sundimtari faktik i Egjiptit.

Megjithatë Perandoria Osmane të drejtën e e sundimit absolut dhe të drejtën e trashëgimit të atij ofiqi tek pasardhësit, Mehmet Ali Pashës, i a njohu zyrtarisht me dy dekrete perandorake, vetëm me 13 e 19 shkurt 1841, d.m.th. 30 vite më vonë. Kështu dinastia shqiptare e Qypyrlinjëve, mbas Mehmet Ali Pashës, mbretëroi në Egjipt, me Ibrahim Pashën (1848-1849); Abaz Pashën ( 1849-1854); Said Pashën (1854-1863); Ismail Pashën (1863-1879); Said Teufik Pashën (1879-1892) dhe mbas vitit 1892, me mbretërit: Abaz Halimin (1892-1914); Hysen Khamilin(1914-1917); Ahmed Fuadin(1917-1936) dhe së fundi Farukun(1936-1952), gjithësej 111 vite, nga viti 1841 e deri në vitin 1952, kur në Egjipt e realizua Revolucioni Demokratik i Egjiptit

Mehmet Ali Pasha, për shumë vite me rradhë, u mbështet fuqimisht tek oficerët dhe ushtarët shqiptare, numri i të cilëve u rrit nga viti në vit. Kështu, ndërsa në vitin 1806 kishte 700 ushtarë me 70 oficerë, në vitin 1811 ata ishin përmbi 2000 vetë dhe në 1815 numri i tyre kishte shkuar në 7000 ushtarë dhe oficerë madhorë. Midis këtyre shqiptarëve kishte gjeneralë e deri governator, siç ishte Hasan Pashë Pojani, që kishte arritur të bëhej governatori i Egjiptit të Sipërme, me qendër qytetin Rozete, në deltën e Nilit ;Muhamet Pashë Arnauti, Tursun Pashë Qypyrliu, Ibrahim Pashë Qypyrliu, Omer Pashë Vrioni e tj.. Asokohe numëroheshin rreth 50000 shqiptarë në Egjipt.

Atëherë kur Mehmet Ali Pasha, në vitet 1816-1817, tentoi të zëvendësonte shqiptarët dhe mamlukët, që kishin qënë luftëtarë trima, të paepur, por të padisiplinuar dhe të çrregulltë, me një ushtri nizamesh (rekrutësh), të stërvitur nëpër kazerma, nga instruktorë ushtarakë francezë, pikërisht atëherë filloi pakënaqësia e madhe e ushtarakëve shqiptarë, që u kthye në revoltë. Kjo revoltë u shua me ndërhyrjen e Mehmet Aliut dhe me transferimin e një pjese të këtij kontigjenti ne Egjiptin e Jugut dhe në Nubi (Sudani verior).

Ky kontigjent shqiptar, me në krye Ibrahim Pashë Qypyrliun, në vitin 1820, përbëhej nga 2400 ushtarë këmbësorë, 1500 kalorës të shoqëruar me 24 topa. Ai e pushtoi Sudanin dhe themeloi kryeqytetin e tij, Khartumin, duke qëndruar aty shumë vite.

Një largim masiv i shqiptarve nga ushtria egjiptiane ndodhi në vitin 1823, atëherë kur pashai shqiptar, pas kërkesave të shumta të sulltanit, dërgoi në Greqi, 17000 ushtarë, shumica shqiptarë, me në krye Ibrahim Pashë Qypyrliun, për të shtypur kryengritjen greke. Asokohe, shqiptarët nuk donin të luftonin kundra grekëve, të cilët kërkonin liri e pavarësi dhe me anë tjetër pakënaqësitë e tyre ndaj reformave në ushtri, afërsia e vendit të luftimeve me atdheun e tyre, malli i madh për familjet e te afërmit e tyre, ishin shumë faktorë që përcaktuan largimin e tyre nga ushtria dhe mbërritjen në atdhe.

Megjithatë në Egjipt mbetën me qindra shqiptarë me familjet e tyre, të shpëndarë nëpër të gjithe Egjiptin, duke filluar nga jugu e tij, në Luksor e Ben Muhamed e deri në Zamalek, (ku kishte një komunitet të krijuar nga Mehmet Ali Pasha); Ben Sueif; El Fajum; Kairo; Heliopolis e Aleksandri. Aty nga mezi i shekullit te XIX, shteti i Egjiptit filloi të merrte gradualisht formën e një shteti europian, me një tregti dhe ekonomi relativisht të zhvilluar, në saj të ndihmës së qindra specialistëve franceze, angleze e gjermanë, të kontraktuar nga Mehmet Ali Pasha.

Në ato vite, filloi një migrim i ri i shqiptarëve, veçanërisht të korçarve, kolonjarve, gjirokastritëve, të dy besimeve fetare, për të punuar së bashku në tregti, artizanate e nënpunësi të ndryshme.

Disa dhjetevjeçarë më vonë, kur shqiptarët ishin mëkëmbur ekonomikisht, kishin formuar koloni shqiptare, aty nga vitet 1874-1875, filluan lëvizjet e tyre për t’u organizuar në shoqata e klube atdhetare. Kështu në vitin 1875, me nismën e Efthim (Thimi) Mitkos dhe me mbështetjen e ndihmën e shqiptarëve, u krijua një shoqatë, që mori emrin « Vëllazëria e Parë ». Për këtë shoqatë nuk kemi të dhëna, por për nismëtarin Thimi Mitkon, duhet shkruar shumë.

Thimi Mitkoja është një nga rilindasit e shquar shqiptar, i cili ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme për kulturën dhe folklorin shqiptar. Kishte lindur më 1820, në Korçë , ku edhe u arsimua në shkollat greke. Duke jetuar në Korçë punoi disa vite, për grumbullimin e folklorit shqiptar.

Vite më vonë ai shkoi në Manastir, si qendër e vilajetit, e më pas kaloi në Athinë, Pllovdiv (Filipopol) e së fundi në Vienë. Aty ai u kulturua, u emancipua dhe u bë një rilindas illuminist i shquar. Në vitin 1859, kur ai ishte pothuaj 30 vjeç, me një formim të plotë europian, u vendos në Egjipt, në qytetin Ben Sueif, ku zhvilloi një veprimtari të fuqishme tregtare. Ndërkohë ai ishte një nga atdhetarët më me emër të kolonisë shqiptarë të Egjiptit. Mbas një punë titanike disa dhjetëvjeçare,Thimi Mitkoja më 1878, botoi në Aleksandri, përmbledhjen fokloristike të titulluar « Bleta Shqiptare», shkruar shqip me gërma greke. Asokohe nuk ishte vendosur ende për alfabetin shqip. Thimi Mitkoja jetoi ne Egjipt 41vite dhe aty vdiq

Për shqiptarët e Egjiptit mund të themi se, Anastas Avramushi, tregtar i madh korçar, që ishte vendosur në Egjipt nga viti 1850. Ai ka qenë një nga atdhetarët më të rëndësishëm për kontributët e mëdha financiare dhuruar Rilindjes Kombëtare. Një tjetër atdhetar ka qenë Thoma Kreini, për të cilin dimë se kishte shkuar në Egjipt qysh në vitet 1860-1865 dhe se qysh në vitin 1877, kishte përkthyer një «Histori të Skënderbeut », nga autor të panjohur nga në, por që mbeti e pabotuar sot e kesaj dite. Dorëshkrimi i së cilës histori gjendet aktualisht në Bibliotekën e Korçës. Th.Krei në ato vite pati shkruar shumë vjersha me frymë atdhetare

Duket se veprimtaria e asaj shoqate të parë nuk ishte rezultative dhe prandaj tri vite me vonë u themelua një shoqatë e dytë, me emrin « Vëllazëria Shqiptare », me nismëtarë Spiro Dinen, Nikolla Stefanin; Jani Vruhon; Athanas Tashkon; Anastas Avramushin; Koci Petron; Nikolla Naçon e tjere. Nga këta atdhetarë fillimisht po tregojmë për biografitë e: Spiro Dines dhe Nikolle Naços.

Çfarë dimë për ta ?

Spiro Risto Dine kishte lindur në Vithkuq të Korçës, në vitin 1844. Ai vitet e rinisë së hershme i kaloi në Korçë dhe kur ishte 22 vjeç, më 1866, u migrua në Egjipt. Aty, ai jetoi, punoi, militoi në Lëvizjen Kombëtare deri sa vdiq, në vitin 1922

Spiro Risto Dine ka qënë një poet, folklorist e gjuhtar i shquar shqiptar. Vepra monumentale « Bleta Shqiptare » e Th.Mitkos u realizua me kontributin e madh të Spiro Dines. Ky i fundit, mbas një pune 30 vjeçare në mbledhjen e përpunimin e folklorit dhe mbas një udhëtimi që bëri në atdhe në vitet 1906-1907, botoi në Sofie, në vitin 1908, librin e tij « Valët e Detit ». Në atë vepër përveç një përmbledhjeje folkloristike, kishte edhe shumë vjersha e poezi origjinale të Spiro Risto Dines.

Nikollë Naçoja një tjetër atdhetar i shquar i migracionit shqiptar, që kishte lindur në Korçë, më 1843, dhe qysh në moshën e rinisë së hershme shkoi Rumani. Aty arriti që në vitin 1887 te zgjidhej kryetari i shoqatës së riformuar « Drita » dhe në vitet 1888-1899,drejtor i gazetës atdhetare « Shqiptari », në vitet 1888-1899. N.Naçoja e ka kryer veprimtarinë e tij atdhetare, kryesisht në Bukuresht, ku, më 1892 hapi Shkollen e parë Normale për mësues në gjuhët rumune e shqipe dhe e vazhdoi në Egjipt në vitet 1900-1910, për ta përfunduar përsëri në Rumani, ku edhe vdiq, më 1913. N.Naçoja ka qënë një nga themeluesit e dy shoqatave shqiptare në Egjipt të« Vëllazërisë Shqiptare», më 1900 edhe i shoqatës « Bashkimi » që u krijua në vitin 1910, që të dyja ne Kairo të Egjiptit.

Aty nga fillimi i vitit 1900, po në Kairo, botohet gazeta shqiptare në Egjipt, me titull :«Bashkimi i shqiptarve », që e botoi dhe e drejtoi Ismail Haki Tatzati. Ky i fundit një nga atdhetarët e hershëm të rilindjes, ushtarak në profesion, arriti që në vitet 1921-1922, të bëhej edhe ministër i luftës i Shqipërise. Kjo gazetë e pambështetur materalisht, që u botua disa kohë, duke dalë dy herë në muaj, lojti një rol të rëndësishëm në botën shqiptare.

Po në atë vit, Thoma Avrami dhe Milo Duçi, botuan gazetën e dytë shqiptare, me titull «Besa- besë». Kjo gazetë vazhdoi deri në vitin 1904 dhe në saj të artikujve të këtyre dy patrioteve, lozi të rëndësishëm, në ato vite të sundimit obskurantist të sulltan Abdyl-Hamidit. Të dy këta atdhetare kanë lozur role te rëndësishem në jetën politike, shoqërore dhe kulturale te popullit tone.

Vite me vonë, me 1915, atdhetari Thoma Avrami botoi nje tjeter gazete, ate me emrin «Besa». Për këtë atdhetar të shquar në Shqiperi është shkruar dhe folur pak.

Th.Avrami kishte lindur në vitet 1877, ne Korçë e po aty u arsimua. Në vitet 1896-1899 jetoi dhe punoi në Bukuresht, ku u aktivizua me atdhetarët shqiptarë të Rumanisë. Në vitin pasardhës, Thoma Avrami shkoi në Egjipt, ku siç nënvizuam me lartë, në vitin 1900 nxorri gazetën « Besa ». Mbas mbarimit të Luftes i Botërore, ai kthehet në Korçë, ku në vitet 1918-1919, shërbeu edhe si mësues i Liceut Kombëtar Franko-shqiptar të sapoçelur.

Atdhetari tjetër Milo Duçi, rilindas i kolonisë së Egjiptit, shkrimtar, publicist, linguist, kishte lindur me 1870 dhe shumë i ri, 23 vjeçar u vendos në Egjipt, ku jetoi mbi 40 vite, deri sa vdiq më 1933. Ai ka marrë pjesë aktive qysh para vitit 1900, në nxjerrjen e gazetës « Toska », më pas në gazetat « Besa » dhe « Besa-besën » edhe në vitin 1907, gazetën « Shqipëria ». Më vonë në vitet 1925-1926, ai botoi të përjavëshmen « Bisedimet ». Milo Duçi ka shkruar artikuj linguistike, për probleme të kulturës kombëtare, pjesë theatrale, si edhe komedite « E thëna » dhe « Gjaku »

Në vitin 1902 botohet, në Kajro, libri « Baba-Tomorri », i poetit të shquar të Rilindjes, Andon Zako ( Cajupi). Ky liber u bë një nga veprat më të vlerësuara nga i gjithë populli shqiptar dhe autori i tij u konsiderua si një nga poetet më të sukseshëm dhe më të dashur nga shqiptarët.

Ky rilindas, kishte lindur në Sheper të Zagorisë, më 25 mars 1866 e po aty mbaroi shkollën fillore greke. Ai shkoi në Egjipt, tek i jati, kur ishte vetëm 15 vjeçar.

Në Egjipt ai mbaroi Liceun Francez të Aleksandrisë dhe Fakultetin e Drejtesisë në Gjenevë. Në vitin 1893, ai mori doktoratën dhe u kthye në Egjipt, ku filloi punën si avokat. Mbas pesë viteve punë avokatie, Andon Zakoja filloi të merrej me letërsi dhe kështu vazhdoi deri sa vdiq në Heliopolis, me 11 korrik 1930 d.m.th 37 vite veprimtari letrare atdhetare.

Gjatë këtyre viteve ka shkruar përveç veprave në gjuhën shqipe edhe artikuj e pamflete politiko-shoqërore, në gjuhë frenge ku trajtoheshin probleme të mprehta kombëtare. Midis të cilëve : « Duke kërkuar një alfabet » « Histori e një familjeje », « Mysafiret e Çajupit », « Klubi i Selanikut ». Ai ka shkruar tragjedi dhe komedi, si « Burri i dheut » dhe « Baba Musa Lakuriq ».

Më vonë ai dhe me përkthime nga frëngjishtja e prrallave të La Fontenit apo poezitë e bukura të poeteve të lashtësisë hindiane, gjithmonë e më tematike edukuese shoqërore dhe etikomorale.

Një vit me vonë, më 1905, ne Kairo u botua një gazetë tjetër shqiptare, të cilën e përgatiste dhe e botonte atdhetar dibran, Jashar Erebara. Ky atdhetar, që arriti më vonë të bëhej edhe deputet i Parlamentit të parë Shqiptar, këtë gazetë e botoi fillimisht, në vitin 1902, në Beograd. Për shkak të qëndrimit shovinist serb, J.Erebara u largua nga Beogradi dhe u vendos në Egjipt, ku e botoi atë gazetë dy vite rradhazi, në vitet 1905-1906. Më vonë, më 1911-1912 kur gjendja politike në trevat shqiptare të Maqedonisë ishte përkëqësuar, botoi në Shkup, gazetën patriotike me emrin « Shkup ».

Në vitin 1907 kolonia shqiptare e Egjiptit, me nismën e atdhetarëve Athanas Tashko, Jani Vruho, dr.Mihal Turtulli e të tjerë, përgatitën një « Promemoriam » të cilën i a dërguan Kongresit Ndërkombetar të Paqes, në Hage, për të protestuar për të drejtat e popullit shqiptar, të nëpërkëmbura nga pushteti obskurantist i sulltanit gjakatar Abdul Hamidit.

Në po atë vit, saktësisht me 10 mars 1907, A.Tashkoja e J.Vruho nxorrën gazetën satirike shqiptare « Shkopi » e mbas një viti, ne 1908, këtë gazetë e zëvëndësuan me një tjetër, të emërtuar « Rrufeja » dhe në vitin 1909, pothuaj për një vit tjetër, gazetën e tretë, me emrin « Sëpata ». Në këto gazeta ata të dy me pseudonime të ndryshme fshikullonin me një satirë thërëse pushtuesin osman dhe qëndrimin pro grek e pro turk të disa shqiptarëve të shitur. Ishin këta dy atdhetarë, që në prill të vitit 1906, mbas shumë takimeve bindën Fan Nolin dhe e mbështetën materialisht, për të shkuar në SH.B.A, për të ngritur aty shoqata atdhetare.

Kur në Manastir, më 1908, patriotët shqiptarë u mblodhën në një kongres, për të përcaktuar Alfabetin Shqiptar, kolonia shqiptare dërgoi aty Athanas Tashkon, ndërsa një vit më vonë, në Kongresin e Elbasanit, dërguan një patriot tjetër Loni Logorin. Me këtë rast është e nevojshme të përshkruajme diçka nga jeta e këtyre patriotëve shqiptarë të sipërpërmendur ;

A.Tashko kishte lindur në Korçë, në vitin 1863 dhe vdiq në Fajum të Egjiptit, në vitin 1915. Ai ishte një nga atdhetarët e shquar të Kolonisë Shqiptare te Egjiptit, qe me shkrimet e tija neper gazetat e ndryshme qe ai botoi së bashku me Jani Vruhon, lozi një rol të rëndësishëm në Rilindjen Kombëtare

J.Vruho i lindur në Vertop të Beratit, më 1863. Ai në Berat kreu shkollën fillore e më pas në moshën 20 vjeçare shkoi në Egjipt, ku edhe vdiq në vitin 1931. J.Vruho ishte një gazetar, publicist me një veprimtari patriotike të vlyer, që e bënë atë një rilindas të shquar. Në vitin 1910 Jani Vruho u dërgonte një letër të hapur deputetëve shqiptar në Mexhlisin Turk, ku i bënte të njohur hallet e problemet preokupante të shqiptarëve dhe i tërhiqte vërejtje për ngathtësinë e tyre

Dr. Mihal Turtulli, një nga personalitet e shtetit shqiptar, kishte lindur në Korçë, më 1856 dhe që në moshën e fëminisë u vendos familjarisht në Fajum të Egjiptit. Në Aleksandri ka mbaruar Kolezhin Francez dhe në vitin 1876, shkoi në Paris për studime universitare. Nga viti 1885, kur u kthye në Egjipt e deri në vitin 1912, ka shërbyer si mjek nëpër spitalet e Kairos, duke pasur pacientë edhe familjen mbretërore. Ai për këto shërbime ka qenë dekoruar me medaljen « Për merita civile ». Në vitet 1912-1914, dr. Turtulli, ka shërbyer në Shqiperi, me funksione të rëndësishme si Drejtor i Shëndetësisë Shqiptare e Ministër i Arsimit. Në vitet 1915-1919 dr.Turtulli së bashku me patriotin tjetër të Egjiptit, Sotir Kolean dhe Pandeli Calen nxjerrin në Lozane, revistën « L’Albanie », në të cilën reviste, në vitin 1918, boton « Memorandumin » qe kishte perpiluar ai drejtuar Presidentit Ëilson. Në Kongresin e Lushnjës u zgjodh një nga katër Regjentët e Shqipërisë. Mbas vitit 1925, dr.Turtulli kthehet në Egjipt, ku jetoi deri sa vdiq në vitin 1935, në moshën 79 vjeçare.

Në vitin 1910 në Kairo u themelua edhe shoqëria « Bashkimi », ku morrën pjesë aktive patriotët Aleksandër Xhuvani; Spiro Kolea; Nikollë Naçi; Athanas Tashko ; Jani Vruho ; Loni Logori; Vasil Logori; Milo Duçi; ing. Filip Shiroka ; dr. Mihal Turtulli; dr.A.Adhamidhi; dr.Grillo; Andon Zako (Cajupi); Nuredin Mustafa; Ryzhdi Tatzati e ing. Sotir Pllucka. Kjo shoqarë, përveç veprimtarive të shumta patriotike, sapo u themelua përpiloi një promerie që i a adresoi të gjithë Fuqive të Medha, për të mbrojtur të drejtat e shtypura të shqiptareve nga Perandoria Osmane, me rastin e ekspeditave e të gjeneralit famëkeq, Xhavid Pashes.

Ne po atë vit e deri në vitin 1912, në Kairo, Aleksander Xhuvani botoi gazetën « shkreptima », ku ky patriot së bashku me të tjerë kanë shkruar një rradhë artikujsh të mprehtë mbi problemet shqiptare të shkaktuara nga kryengritjet e mëdha kundra pushtimit turk.

Shoqata « Bashkimi » ndihmoi me armë dhe me të holla komitetet kryengritëse të viteve 1911-1912, veçanërisht ate te Korfuzit, si edhe çeten e Mehmet Panaritit ne Korçe e te tjere.

Do te ishte me vend qe te tregonim diçka per jeten e veprimtarine e ketyre patrioteve te tjere qe permendem me larte. Keshtu Sotir Kolea, ka lindur ne Berat, me 1872, ku ai perfundoi arsimin fillor. Qysh ne moshe te vogel S.Kolea shkoi ne Egjipt ku morri arsimin neper instuticionet franceze. Me kalimin e viteve ne shembullin e Spiro Dines, Milo Duçit edhe Sotir Kolea u be nje atdhetar me veprimtari te shquar ne leksikografi e ne folklor.

Kur ne Londer, u dergua delegacioni qeveritar shqiptar qe do te merrte pjese ne Konferencen e Ambasadorve, ne perbejen e tij perveç Rasih Dinos, Mehmed Konices ishte edhe Sotir Kolea. Me vone atij delegacioni i u atashua edhe dr.Mihal Turtulli. Me vone ne vitet 1915-1919, se bashku me dr.M. Turtullin nxorren, ne Gjeneve, gazeten « L’Albanie ».

Ne vitin 1928 S.Kolea erdhi ne atdhe, i thirrir nga Qeveria Shqiptare, per te organizuar dhe drejtuar Biblioteken Kombetare. Ai e drejtoi Biblioteken Kombetare deri ne daljen e tij te vonuar ne pension ne vitin 1937. Mbas daljes ne pension, Sotir Kolea u vendos ne Elbasan ku u mor gjithe kohen me pasurite folklorike dhe gjuhesore te gjuhes shqipe.Ai la nje fjalor te orientalizmave, nje tjeter greqisht-shqip dhe nje fjalor te madh frengjisht shqip, qe kane mbetur te pa botuara. Ne vitin 1944 u botua nje liber i tij titulluar « Nje tufe proverbash ».Sotir Kolea vdiq ne Elbasan, ne veren e vitit 1945, ne moshen 73 vjeçare.

Loni Logori, nje tjeter poet patriot i Rilindjes Kombetare, kishte lindur ne Korçe, me 1871 dhe kishte shkuar ne Egjipt, qe kur ishte 13 vjeçar. L.Logori u arsimua dhe u edukua neper kolezhe franceze te Egjiptit, ku punoi plot 58 vite te jetes se tij. Ai eshte autori i poezive atdhetare shume të njohura ne Shqiperi, që bënin fjale për dëshmorët e kombit si: « Papa Kristo na e vranë » ; « Spiro Kosturit » ; « Një sulm për Shqipërinë ».L.Logori është autori edhe i disa këngëve te bukura si « Drenovarja » ; « Vemi o vemi » ; « Celu çelu ».Ai ka qene nje perkthyes i njohur i letersise frenge, ka perkthyer « Sidin » e Kornejit. Ne vitin 1929 ,L. Logori therritet nga qeveria shqiptare. Ai vjen e vendoset ne Durres, por fatkeqesisht vdes brenda po atij viti.

Inxh. Filip Shiroka, qe siç eshte quajtur « poeti i mergimit » eshte nje nga figurat me te spikatura te Kolonise Shqiptare te Egjiptit, madje edhe te Lindjes se Aferme. Ai kishte lindur ne Shkoder, me 1859 ku kreu arsimin fillor. Me pas studimet e larta F.Shiroka i perfundoi per inxhinjeri hekurudhe dhe filloi punen ne Lindjen e Aferme, dhe po aty kaloi pothuaj gjithe jeten e tij. Ai vdiq ne Bejrut, ne vitin 1935.Vjershat e Shirokes, qe ishin sa te bukura po aq dhe frymezuese per lirine dhe perparimin e atdheut. Ato sot e kesaj dite jane aktuale.

Ne shqiptaret atdhetare te Egjiptit duhen renditur.edhe dy mjeket :Dr. Adhamidhi e dr. Grillon. Dr. Adhamidhi ishte nje mjek nga Korça, i cili studimet i kishte perfunduar ne Greqi dhe Francë. Ai kishte ardhur në Egjipt në vitet 1908-1909. Me kualifikimin qe zoteronte, kishte punuar ne Spitalin Ausrtrohungar, ne Kajro dhe ne te njejten kohe mbante konferenca ne Institutin Egjiptian, kundra politikes shoviniste greke dhe barbarizmave vorioepirote. Me pas ai u kthye ne atdhe dhe sherbeu si mjek ne Korçe shume vite, ku edhe vdiq.

Per mjekun tjeter dr.Grillon, nuk disponojme te dhena, por dihet qe eshte nga zona e Himares dhe se ne Egjipt ka shkuar ne vitet 1906-1907

Shoqeria « Bashkimi » themeloi edhe nje shtepi botuese ku u botuan veprat origjinale dhe perkthime te Çajupit, nga La Fonnteni ; dramat « E thena » « Gjaku » dhe komedine « I biri i Begut » te Milo Duçit, poezite e bukura te Filip Shirokes « Shko dallandyshe » « Eja dallandyshe » te tjere

Kjo shoqeri kur mbaroi Lufta I Boterore, me 1919, pergatiti nje Memorandum, te cilin e perpiloi Andon Zakoja, ne emer te Kolonise Shqiptare te Egjiptit, drejtuar Konferences se Paqes ne Paris. Me anen e atij memorandumi, te dorzuar ne Paris, nga dr Mihal Turtulli e Sotir Kolea, shqiptaret e Egjiptit i dilnin ne mbrojtje, me argumentim kufijve tokesore te Shqiperise dhe demaskonin mizorite e pashembellta te shovinisteve serbe e greke.

Ne vitin 1924 ne Kairo u be nje rigrupim i shoqatave te shqiptarve, ne jehone te ngjarjeve qe u zhvilluan asokohe ne Egjipt. Ky organizim mori formen e nje shoqate te vetme me emrin « Lidhja e Shqiptarve te Egjiptit » nen kryesine e rilindasit Jani Vruho.

Po ne ate vit Milo Duçi botoi te fundit gazete shqiptare, ne gjuhen shqipe, ne Egjipt, gazeten « Bisedimet » e cila vazhdoi deri ne vitin 1926, gjithesej 60 numra. Ne vitin 1926, Hipokrat Goda, nga Korça themeloi ne Kairo nje shoqate, te cilen e quajti « Shoqerija Mireberse », por kon-kretisht per çfare mireberje behej fjale, sot nuk jemi ne gjendje ta shpjegojme.

Me synimin per te botuar dhe per te siguruar nje vazhdimesi botimi, te nje gazete shqiptare ne Egjipt, me emerin « Albania », Andon Zako- Cajupi , ne vitin 1927, themeloi nje shoqate me emerin « Shoqeria e Miqeve », por pa jete gjatesi.

Ne vitin 1930, perseri Thoma Krei, patrioti i viteve 1875, themeloi ne Kajro, nje tjeter shoqate me emerin « Tomorri », me tentativen per te botuar edhe gazete me te njejtin emer.

Kater vite me vone, me 1934, Stathi Ikonomi themeloi nje tjeter shoqate me emerin « Shpre-sa » , me synimin e mbeshtetjes materiale te shkolles fillore ne gjuhe shqipe ne Kajro, te sapo theme-luar. Kjo shkolle fillore me mesues me pervoje siç ishte Musa Shehu nga Dukati i Vlores, Qerim Haxhiu nga Lushnja dhe Teufik Islami nga Gjakova, u be tempulli i ruajtjes dhe perhapjes se gjuhes shqipe. Shkolla shqiptare e vijoi veprimtarine e saj, me shume arritje deri ne vitin 1939, mbasi per te interesohesh dhe ndihmonte materialisht Mbreteria Shqiptare. Mbreti Zog i paguante rrogat e mesuesve dhe pajiste ate instuticion me librat shkollore shqiptare, per te gjitha klasat falasi.

Kishin kaluar vite, ngjarje dhe shumica e atdhetarve te vjeter kishin vdekur, por ne ato familje ku patriotizmi ishte vendosur ne themel te familjes, interesimi per Shqiperine, per mbarevajtjen e saj, veprimtarite kulturore perkujtimore per festat kombetare kishin mbetur te gjalla dhe ne vitet 1930-1950 dhe me tej. Asokohe nga atdhetaret e shquar te Egjiptit kishin mbetur djemte e Anastas Ilo Avramushit : Konstandini dhe Evangjeli. Ndersa Konstandini merrej me tregti te fuqishme dhe te mbare, Evangjeli ishte menaxher kinematografije. Me ndihmen inxhinjerit arkitekt Qemal Butka qe kishte ikur nga atdheu mbas pushtimit italian, Evangjel Avramushi, ne vitin 1940, ndertoi te paren studio kinematografike ne Egjipt « AHRAM » dhe dha mundesi te formoheshin midis aktorve te shumte egjyptiane, edhe aktoret e degjuar me prinder shqiptare si Lejla Fevzi ; Nadia Lutfi dhe yllin kinematografik Ahmet Mazarin.

Midis atdhetarve te tjere te atyre dekadave kane qene dhe pogradecari Stenlio Konstandini, e veçanerisht i biri Nuçi. Eshte interesant nje fakt, se ne familjen e Stelion, ne Aleksandri edhe sherbyesit arabe ishin te detyruar te mesonin gjuhen shqipe me te cilen flitej ne shtepi.

.Nje tjeter familje patriotike eshte familja aristokratike Toptani, e cila ishte vendosur ne Egjipt qysh nga fillimi i shekullit XX, me Fuad bej Toptani, nje nga veprimtaret aktiv te shoqatave shqiptare, te cilen veprimtari e vijoi i biri Ademid bej Toptani dhe vajzat e tij Paola, Nora e Kristina Familja Toptani, shume e pasur ishte nje mbeshtetese e fuqishme ekonomike e veprimtarive atdhetare, qe u zhvilluan me rastin e 25 vjetorit te Pavaresise Kombetare, me 28 nentor 1937. Ademid bej Toptani ishte nje personalitet kulturor i Egjiptit, ai ishte nje koleksioner pikturash, ne koleksionin, e te cilit kishte piktura te Pablo Pikasos. Nje tjeter patriot shqiptar ishte edhe Ahmed Arifi, i cili ne vitin 1936, themeloi shoqaten emerin « Leke Dukagjini ».

Nje vit me vone, me rastin e festimit te 25vjetorit te Pavaresise Kombetare, u realizua bashkimi i të katër shoqatave, që asokohe vepronin në Egjipt, nen emrin « Bashkesia Shqip-tare e Egjiptit».

Midis familjeve te tjera shqiptare te njohura per patriotizem aso kohe ishin edhe ato te Taqi Apostolit, Lefter Mborjes, Foni Cicimicit, ato te Kristo e Dhimter Dodonisit dhe te Petro Toles ne Kajro.

Ne keto ngjarje të rëndësishme një rol të rëndësishem kane lozur edhe personalitete e jetes politike, ekonomike e shoqerore te Egjiptit te cilet i perkisnin shqiptareve te Egjiptit, siç ishin Aziz Izet Pasha, nga Tirana, qe gjate viteve te mbretit Faruk ishte ambasadori i Egjiptit ne Britaninë e Madhe; Osman Kemal Arnaudi nga Prizreni, diplomat qe i ka sherbyer ne ambasadat egjiptiane te Ankarase, Damaskut dhe Parisit; Abedin Pasha, qe ka qene drejtor i Pergjitheshem i Policise se Kajros; Dilaver Selmani, qe ka qene shef i Policise ne nje nga rajonet e kryeqytetit egjiptian, Abdyl Azizi, qe ka qene oficer madhor i Ushtrise Egjiptiane, Aqif Qazim Elbasani, nje nga personalitetet e jetes financiare te Kajros ; Mexhid Selmani, qe asokohe ishte nje gjykates me shume emer, Dilaver Osmani nje mjek i shquar,qe ndoqi traditen e mjekeve patriote shqiptare, si dr.Turtulli ; dr.Grillo ; dr .Adhamidhi, e tjere. Ne rradhen e ketyre personaliteteve te jetes egjiptiane kishte edhe letrare si: Ahmet Rami, nga Delvina,shkrimtar qe shkruante arabisht dhe Ahmet Hemsheri, nga Kosova.

Nje kontribut te rendesishem, ne nxitjen e here pas hershme te veprimtarive atdhetare ne Egjipt kane lozur edhe diplomatet shqiptare te atyre viteve.

Kështu fillimisht avokati i mirë njohur i Kajros, dr. Nikollë Kasneci, me prejardhje nga Vunoi i Himarës, i diplomuar dhe i doktoruar ne Napoli, në nëntor të vitit 1921, dekretohet perfaqesuesi zyrtar diplomatik i Shqiperise ne Romë. Ky diplomat i sherbeu atdheut deri ne gusht te vitit 1923, kur zevendesohet nga dr.Tefik Mborja. Ne Aleksandri ne nentor te vitit 1921, dekretohet per here te pare si konsull i Shqipërisë, atdhetari Jani Armodhi, i cili sherbeu deri në gushtin e vitit 1923, kur u zëvëndësua nga Stelio Konsta-ndini, për të cilin kemi shkruar më lart. S.Konstandini në verën e vitit 1925 zevedesohet nga diplomati Pandeli Nassen. Ne periudhen e ketyre dy konsujve, si sekretar i konsullates ishte dekretuar nje tjeter atdhetar i kolonise se Egjiptit Loni Naçi, i cili njihej edhe si gazetar i periodikeve qe botoheshin asokohe ne Egjipt. Nje tjetër diplomat shqiptar, nga shqiptaret e Egjiptit ishte edhe kryekonsulli tjeter i Aleksandrise, i vitit 1934 :Gjergj (Gjenço) Geçoja. Ai kishte lindur e rritur ne Egjipt, ishte arsimuar ne kolezhin francez te Aleksandrise e me pas ne Universitetin e Sorbones(Paris). Me pas, kur ne vitin 1935, ai transferohet si sekretar i ne Legaten Shqiptare te Kajros, se bashku me ministrin shqiptar e vazhduan veprimtarine politiko atdhetare deri ne vitin 1946, kur u kthye ne atdhe per te u burgosur.

Ne vjeshten e vitit 1935, Qeveria Shqiptare, me propozim te Ministrit te Jashtem te Shqiperise te asaj kohe, dr.Fuad Asllanin, duke dashur te harmonizoje miqesine egjiptiano-shqiptare me nivelin e marredhenieve diplomatike, suprimoi kryekonsullaten e Aleksandrise dhe perfaqesine diplomatike shqiptare e ngriti ne rang Legate, me titullar nje minister fuqiplote. Ky minister fuqiplote ishte nje nga atdhetaret e Stambollit e te Dibres, dr. Abdyl Sula, qe qendroi ne Egjipt si diplomat permbi 17 vite, deri ne vitin 1954. Ai nuk e mbylli Legaten Mbreterore Shqiptare ne Kajro edhe mbas pushtimit italian te vendit, duke e mbajtur materialisht me mjetet e tija financiare.Ne ato vite dr.Abdyl Sula kishte shkruar edhe nje « Histori e Shqiperise » ne gjuhe anglishte.

Të shkruash për shqiptarët e Egjiptit e të lësh pa treguar për Teqen Magauri do të ishte e pa falëshme. Për shqiptarët që jetuan në Egjipt para viteve 1940-1950, dy ishin vendet e takimeve të tyre : Legata Mbretërore Shqiptare dhe Teqe Magauri. Në teqe vinte shpesh edhe mbreti Faruk për të takuar shqiptarët besimtarë, klerikët e devotshëm bektashi dhe për të vizituar varret e të parëve të tij. Aty ishte varri i Kemmaludin Hyseinit, të birit të mbretit Husein Kamil (1914-1917), varri i princeses Zejnepe, të bijës së Ismail Pashës dhe të princesës Myzejen, të motrës së mbretit Zog .

Aty në atë teqe, të ndërtuar në shkëmbin Mukatam të kodrinave pranë Kajros, përkundrejt xhamisë së Abdullah El Magaurit dhe kalasë së Mehmet Ali Pashës, vinin çdo ditë bektashinjë e sunitë, muslimanë e të krishterë shqiptare, sepse aty takonin njeri me tjetrin, po veçanërisht me atdhetarin e madh, Baba Ahmet Serri Glinën, nga Përmeti dhe me dervishët atdhetarë shqiptarë.

Bashkësia shqiptare e Egjiptit pësoi një goditje të pakuptueshme, iracionale pikërisht atëhere kur triumfoi Revolucioni Demokratik Egjiptian i udhëhequr nga koloneli Xhemal Abdel Naseri.

Per shkak të prejardhjes shqiptare te mbretit Faruk, ndaj të gjithë shqiptarve që kishin kontribuar në jetën politike, ekonomike e ushtarake të Egjiptit, u mbajt një qëndrim armiqësor i egër, kërcënues për jeten dhe pasurinë e tyre. Per kete shkak duke filluar nga viti 1952, nga Egjipti per ne SHBA , Australi, Turqi, Arabi Saudite ikën qindra familje shqiptare, qindra kuadro të vlefshme për Egjiptin e asaj kohe.

Me ardhjen në pushtet të Anvar El Sadatit, qëndrimi shtetëror ndryshoi rrënjësisht , por vetëm një pakicë familjesh shqiptare me pasuritë të tyre u rikthyen në Egjipt.

Megjithatë aktualisht sot e kësaj dite në Egjipt ka me qindra familje shqiptare, ekonomikisht ne gjendje shume te mire, por qe fatkeqesisht shume pak prej tyre e dine gjuhen e te pareve te tyre.

Per ata nevojitet nje perkujdesje e vogel shtetërore, e njejtë me atë që kanë arbëreshët. Metropol
Shtuar më 08/06/2006, ora 09:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori