Shqiperia dhe Kosova po bashkohen?
Albeu.com
Nuk mund edhe shumë kohë të ndalohet bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, theksoi historiani zviceran, ekspert për Europën Jug-Lindore, Oliver Jens Schmid në intervistën e sotshme, dhënë gazetës zvicërane “Neue Zurcher Zeitung”.Profesori i universitetit të Vienës, i cili vlerësohet si një ndër njohësit më të mirë të historisë shqiptare, përmendi se “…që në Janar, është rënë dakort, që të hiqen kontrollet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë…” dhe se “…ky ‘shengen shqiptar’, është një hap përpara drejtë bashkimit”, transmeton Shqipmedia.

“Fuqitë e medha, deklarohen kundër kësaj, por nuk mund edhe shumë kohë të ndalohet bashkimi i këtyre shteteve, ashtu siç nuk mundeshe të ndalohet bashkimi i Vllahis dhe Moldavisë me Romaninë, në vitin 1861, ose bashkimi i Bullgarisë, në vitin 1885”, theksoi Schmid.
Historiani në fjalë, përmendi edhe autostradën e re Tiranë-Prishtinë, “…do të kontribuoj në intesifimin e marrëdhënjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, poashtu edhe internet, tanimë me të madhe e ka forcuar kursin nacional mbashqiptar, në mënyrë të pavarur, pa marr parasysh kufijtë”.

Në pyetjen, megjithatë, nëse e ngadalsonë këtë rrugë bashkimi, idenditeti specific kosovarë për tu bashkuar me Shqipërinë? – Schmid potencoi se “ … gjithnjë, në trojet shqiptare, hapësira në të cilën është folur gjuha shqipe, ka qenë policentrike me dallime të mëdha rajonale. Edhe pse zhvillimi në Shqipëri, ka qenë pak sa i ndryshëm nga ai i shqiptarëve në ish-Jugosllavi, pas viteve 1945” .

“Ekzistojnë idenditete rajonale, dhe në kuadër të këtyre është edhe rajoni kosovar. Keto rajone bazohen në ndryshime të supozuara të gjuhës dhe mentalitetit. Në planin politik, puna është pak më e komplikuar, nga ndikimi i madh i Perendimit.” – theksoi historiani zvicëran.

Në pyetjen e një gazetari sërb, se nëse do të ishte më mirë Kosova si një shtet multietnik vetëm teoritikisht, të ndahet në mes shqiptarëve dhe serbëve, Schmid theksoi se “duke i marr parasysh kornizat politike, kjo ngelet një çeshtje vetëm teorike.”

“Deri më tani, as nga pala shqiptare, e as nga ajo serbe, nuk kemi perceptuar sinjale të qarta për këtë çështje. Të dy palët, qëndrojnë forte për pretendimin e territorit të plot të Kosovës”.

Schmid paraqiti dyshimet e tij për funksionimin e multietnicitetit në Kosovë.

“Për të ndërtuar një shtet multientik, i tillë siç është i ndërtuar në kushtetutën e Kosovës,është e nevojshme të shlyejmë historinë. Kjo është e pamundur, sepse 17 qershori 1999, për sërbët është moment dështimi dhe i humbjes, kurse për shqiptarët moment çlirimi”, potencoi Schmid.

Ai vlerëson se “ strategjia e arritjes së paqes, duke i rritur të drejtat e minoriteteve, ashtu si në Bosnjë dhe Maqedoni, në fakt vetëm se e forcon formimin e blloqeve etnike”. (express)
Shtuar më 09/07/2009, ora 18:19
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori