Sheqerinska vs Gruevski
Albeu.com
nga Hamdi NUHIJUPolitika në Maqedoni e cila ka ngelur ende në tranzicion edhe pse ka pasur tendenca të përmirësimit dhe ripërtrirjes së saj rrugët i ka ndërtuar me gjemba dhe me therra.Këto rrugë , ose këto qorrsokake kjo politik i ka gjetur dhe i ka përbirë nga strukturat e vjetra jugosllave të cilët për dekada me rradhë kanë qenë pjesë e revizionit politik në Maqedoni. Lideri karizmatik ndryshon prej liderit pompoz dhe irreal e totalitar! Të tillë , karizmatik i gjejmë vetëm në koloaret e historisë së mendimit politik dhe të diplomacive të jashtme të mëdha , ndërsa në shtetet e Ballkanit të tillë sipas mendimit tim patëm vetëm një Alia Izetbegoviq.
Pluralizmi politik në Maqedoni sjelli shumë risi të cilat ishin në dëm të strukturave të vjetra partiake e që ishin mësuar me neglizhencën dhe fshehjen e paaftësisë së tyre në terma modern , dhe në dobi të mendimit të lirë e demokratik në këtë vend. Por , ne po jetojmë në një kohë midis pluralizmit politik dhe monizmit ideor e totalitar që po shëndërrohet në vegël për realizimin e qëllimeve të fshehta. I gjithë ky karavan politik është i drejtuar dhe orientuar kah dëmtimi i masës së thjeshtë dhe zbrazjes së xhepit të qytetarit të thjeshtë të Republikës së Maqedonisë.
Fetyllah Gylen në kriteret e dritës dhe mendjes së çiltër thotë:” Trajtimi që pret ti prej njerëzve , është trajtimi që presin njerëzit prej teje..” E trajtimi që presin njerëzit prej teje nëse është ai i cili dhuron ti , atëherë komplet masa e thjeshtë dhe qytetarët e thjeshtë qenkan në korelacion të drejtë me sistemin politik dhe udhëheqësinë e brishtë dhe të vrazhdë totalitare në Maqedoni. Dhe në raporte të këtilla e në mes ujqërish në politik rrolin kryesor po e luan droga , muzika , dhe seksi.
Por pjesa e fundit , dukja ose pamja seksi siduket është shëndërruar në sindrom deri tek politikanët tanë të vendit. Politikanët tanë përveç që po garojnë me ide , reklama , billboarde më të mëdha , ato njëashtu edhe në dukje po mundohen që ti ndjekin trendet e modës bashkëkohore. Me erdhë të qeshem me zë një ditë në Tetovë kur pash disa vetura që shetisnin nëpër Tetovë me flamurin e njërës parti , ndërsa brenda veturave ishin vetëm shoferat dhe ka një bajraktar partishë.... Të gjithë ishin të lyer dhe të ngjyer me ngjyrën e partisë , m`u njejtë si në kohën e Stalinit në Rusi. Theksimi i pamjes dhe dukjes kohët e fundit ka kapluar edhe ish-boksierin Nikolla Gruevski dhe Radmilla Sheqerinska. Që sipas mediave maqedone këto dy janë liderët më me ndikim në vend.
Në periudhën e dhunshme parazgjedhore të partive politike në Maqedoni isha i frustruar prej vrapit të tyre pas reklamimit dhe dukjes e frikës , pushtimit e depërtimit sa më thellë në treg. Por , dikur kuptova se këto gjëra ndodhin për këto arsye:
1. partitë politike janë të bindura se e kanë lodhur popullin e thjeshtë dhe nuk gjejnë rrugë tjetër,
2. janë të frikësuara në palcë që të mos i rrezikohet pozita e tyre në Parlamentin e Maqedonisë,
3. po bëjnë të pamundurën që të rikthejnë besimin e humbur tek popullata e thjeshtë...
Po çfarë besimi dëshiron të kthej Nikolla Gruevski i cili Maqedoninë e sjelli në këtë pozitë që gjendet momentalisht? E në çfarë thërret partia e Radmilla Sheqerinkës e cila një periudhë të gjatë e gllabëroi buxhetin e Republikës së Maqedonisë?
Populli i lodhur dhe i thjeshtë nuk iu beson më asnjërës parti politike në Maqedoni. Nuk ka më kuptim edhe të dilet në zgjedhje me 1 qershor. Edhe po dolëm në zgjedhje e dijmë shumë mirë se prap do jemi të varfur , të frikësuar , të dhunuar , të njejtit që kemi qenë deri më sot... Ka vdekur edhe Shpresa në këtë vend, por vetëm në segmentin politik!
Partia e Radmilla Sheqerinkës ende nuk po vie në vete pas humbjes në zgjedhjet e 2006 në Maqedoni. Ndërsa Nikolla Gruevski 100 hapat e tij përpara i ktheu mbrapa dhe siduket ende nuk do ketë mundsi që të përmbush ato premtime astronomike që dha para elektoratit gjatë vitit 2006. Nikolla Gruevski i cili vrau dhe burgosi shqiptarët e Brodecit pa të drejtë duhet që të mendohet mirë e mirë se me çfarë fytyre po delë para elektoratit të tij , apo ndoshta edhe nuk ka nevojë për fytyrë se ka shumë fytyra.
Nikolla Gruevskin elektorati i tij maqedonas do e pyese:
- pse po provokon Greqinë përmes gjesteve të panevojshme dhe po rrezikon emrin kushtetues?
- pse Maqedoninë nuk e fute në Nato në samitin e Bukureshtit?
- pse ekonominë e Maqedonisë dhe pozitën ekonomike e sjelle në gjendje inflacioni dhe papunsie?
- pse shtrenjtove jetesën në Maqedoni?
E shqiptarët e Maqedonisë kryeministrin në kryerje të funksionin do e pyesnin:
- çka po ndodh me fatin e të burgosurve të pafajshëm të marrë nga akcioni i Brodecit?
- pse nuk shpërndan degë Univerziteti Shtetëror i Tetovës nëpër të gjitha qytetet ku ka shqiptar?
- pse vetëm në pjesën perëndimore të Maqedonisë rryma paguhet dyfish ma shtrenjtë se në pjesët tjera?
- pse në vitin 2006 dhunoi të drejtën e pjesës shumicë të shqiptarëve të Maqedonisë dhe a ka ai të drejta absolute mbi shqiptarët e Maqedonisë që me fatin e tyre të vendos si dëshiron ai?

E në mesin e shumë pyetjeve që sigurt do jenë papërgjigje , në mesin e shumë politikave të pakuptimta të Nikolla Gruevskit dhe qeverisjes së tij , me të drejtë pyetemi për kë të votoj me 1 qershor 2008 në Maqedoni? Për ndonjërën prej partive shqiptare që momentalisht janë paraqitur si alternativa politike , apo për Nikolla Gruevskin e Radmilla Sheqerinskën që të zgjedhin fatin e shqiptarëve të Maqedonisë?
Shqiptar zgjohu!
Shtuar më 26/05/2008, ora 05:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori