Shpërthim me lëndë plasëse në Tiranë

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer pak pas mesnate në banesën e një 47 vjeçari në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:05 të mengjësit, në Laprakë, në derën e jashtme të banesës së shtetasit GJ.LL., 47 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasese.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar por janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.07.2020, rreth orës 01:05 të mengjësit, në Laprakë, në derën e jashtme të banesës së shtetasit GJ.LL., 47 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasese, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Shtuar 21.07.2020 06:14