Vranësira dhe diell, parashikimi i motit për sot

Edhe këto ditë do të ketë mot i vranët dhe me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se java do të jetë me mot të vranët dhe me diell, ndërsa të mërkurën parashihet të ketë shi të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-22 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë në vlera të rritura, ndërsa kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë të favorshme për shkak të numrit të mjaftueshëm të orëve me diell dhe reshjeve të fundit.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja herë-herë me vrull, shpejtësia maksimale në veri të Dukagjinit mund të arrijë deri 20 m/s, ndërsa pjesa më e madhe e rrafshit të Kosovës, shpejtësinë e erës mund ta arrijë deri 12 m/s.


Shtuar 5.05.2020 06:28