(R)epublika Macedonia dhe Diplomacia e Zezë
Albeu.com
nga Hamdi NuhijiBërthama politike në Republikën e Maqedonisë është e ndërthurur në mënyrë të kundërt me realitetin politik. Influencimi i partive politike në politik dhe influencimi i politikës në partitë politike dukshëm është ulur.Ndërthyerjet dhe shantazhet politike janë bërë pjesë integrale e gjellës që po zihet në kuzhinën Maqedoni. Në mënyrë akute sulmohen vlerat , ndërkaq propagandat për rindërtim të “ socializmit shkencor” me petka të “ demokracisë liberale” kanë depërtuar nëpër secilin skaj të këtij nënqielli Ballkanik. Këto propaganda , po friksojnë masën e gjërë popullore edhe pse ajo në fakt ende është në fazën e gjumit dhe të hutisë së shok terapisë së Qeverisë së Gruevskit. Kohët e fundit ka filluar të dalë jashtë vokabularit termi periudha e tranzicionit dhe si duket do të shëndërrohet në një të kaluar të errët të këtij vendi. Faktikisht ende gjendemi në atë periudhë , porse publiciteti i dhënë periudhave tjera tranzicionale në Maqedoni ka filluar që ta sulmojë këtë term të padashur për të gjitha garniturat politike.

Në planin e politikës së brendshme Republika e Maqedonisë gjendet para proceseve të rëndësishme shoqërore. Me sjelljen e kodit të ri zgjedhor , me ndryshimet në rroga, dhe rritja në mënyrë astronomike e cmimeve , vetëmse na turbullojnë realitetin politik të brendshëm në vend. Është një e vërtetë univerzale se proceset si për të mirë ashtu edhe për të keq nuk guxojnë të ndalen , por edhe një e vërtetë tjetër aq univerzale është edhe dominimi i të keqës në favor të proceseve të zymta politike në Maqedoni. E gjitha kjo është e ngjyrosur me propagandën e të mirës , të rritjes ekonomike , të ngritjes së standardit jetësor , të ngritjes së kualitetit të mësimit , avancimin e religjioneve të ndryshme , afrinë në Unionin Europian dhe Naton , etj. Në dukje gjërat shkojnë shumë më mirë se do t`i paramendonte edhe utopisti më i madh në rruzullin tokësor. Por , realiteti na mëson për njëtrajtshmërinë e kësaj politike të zymtë dhe të mykt. Si është e mundur që një deklarat bëhet për rritjen e rrogave në Maqedoni , por vetëm deklarat , ndërkaq këndej në Universitetin Shtetëror të Tetovës menjëherë taksa për pagesën e provimeve bëhet nga 120 denar në 200 denar , semestri nga 100 euro më kuotë shtetërore në 200 euro ,dhe ai me vetfinancim nga 300 euro në 600 euro? Nëse do të përdornim të dhënat matematikore nga deklarata e Gruevskit për rritje të rrogave dhe rritjes së cmimeve të studimit , vijmë në konstatim se buxheti i Qeverisë do të mbushet plus afër 30 % nga vitet e kaluara. Ndërkaq partia shqiptare filialë në Qeveri , përvec që kontribuon për shtrenjtimin e studimeve në USHT , ajo inicon edhe investime në mbi 1.000.000 euro në Univerzitetin privat të Shtullit. Këtë nuk ma merrë mendja që mund ta bëjë ndonjë shqiptar me ndjenja të thella atdhetare , por jam i bindur thellësit se kjo është një politikë e gatuar nga ana e Gruevskit me karavanin e tij manipulues në shoqërinë e Maqedonisë.

Ndërkaq institucione të ndryshme me rëndësi në Republikën e Maqedonisë reagojnë në cështjet e tyre esenciale vetëmse kanë marrë urdhër nga ana e “ëmës” parti , ndërkaq kur preken dhe kur thehen vlerat morale në shoqëri ato heshtin dhe nuk guxojnë që të dalin në opinion bile edhe me një deklaratë të vetme kundër këtyre proceseve negative.

Hendeku midis pozitës dhe opozitës në Maqedoni thellohet edhe më , kur inicohet që të ndryshohet kodi zgjedhor që prap në favor do të jetë “ peshku i madh” ndërkaq peshkujt e vegjël edhe më shumë do të përcahen dhe do të lindin gladiatorët e rinjë politik që do të luftojnë për pozita të ndryshme në pushtet.

Është për t`u përshëndetur akti i fundit i Qeverisë së Kanadasë për njohje të Maqedonisë me emrin e saj zyrtar në marëdhëniet ndërmjet këtyre dy vendeve. Por , ky vend duhet të marrë guxim që edhe ndërkombëtarisht ta njoh Maqedoninë me emrin e saj kushtetues sepse është në favor të demokracisë dhe ekonomisë në përgjithësi. Njëashtu edhe inicimi i kryeministrit Gruevski për ndërrim të diplomatëve aktual të Maqedonisë me njerëz kompetent dhe profesional unë mendoj se është në favor të Maqedonisë dhe zgjidhjes së kontesteve të saja me fqinjun e saj Greqinë. Por , edhe kësaj rradhe po dëshmohet konfrontimi midis kryetarit të shtetit dhe kryeministrit.

Nuk e besoj se ky konfrontim do t`i zgjidhte problemet e këtij vendi. Në cështje strategjike të shtetit duhet të ekzistoj ai uniteti i përbashkët politik dhe jo edhe aty të hyjnë në favor interesat vetjake të individëve të caktum. Sepse u dëshmua puna e diplomatëve të zinjë aktual të Maqedonisë se sa arritën që ta favorizojnë Maqedoninë në planin ndërkombëtar. Dhe së fundi dua të theksoj se diplomatët që janë të lindur si diplomat duhet ta përfaqësojnë Maqedoninë në arenën ndërkombëtare , dhe jo kuazi-intelektualët majtist të partive revanshiste.
Shtuar më 23/09/2007, ora 13:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori