Referendumi dhe fati i Kosovës
Albeu.com
nga Fikret Ertan*Këtë fundjavë në Serbi po zhvillohet një referendum i rëndësishëm. Rreth 6.5 milion zgjedhës do votojnë në referendum për kushtetutën e re. Në rast se pranohet kushtetuta e re atëherë Serbia ka per tu paisur me një kushtetutë të re që do zërë vendin e kushtetutes qe është aktualisht.

Kushtetuta që është pranuar në vitin 1990 ka qenë vepër e Milosheviçit;ndërsa kushtetuta e re qe do lançohet do jetë një veprim i perbashkët i pothuajse gjithë partive politike; nderkohe qe deri më sot nuk ka ndonjë forcë politike që të dali kundër ta kritikojë apo të bëjë thirrje për të dhënë voten kundër këtij projektligji. Derisa dhe qeveria me kryetarin e saj Koshtunica dhe liderët e tjerë po mundohen shume per pranimin e kësaj kushtetute. Aq sa dhe vetë qeveria po mbështet një fushatë ku ftohet populli për të dhënë votën PO.

Pa dyshim që shkaku i kësaj është bashkimi i të gjitha forcave politike kryesore ne çështjen e Kosovës. Shprehja që mërr pjesë në fillim te kushtetutes së re ‘ Kosova është një pjesë e pandarë e Serbisë’ i ka bërë që të hështin dhe partitë që mund të dilnin kundër për arsye politike. Kështu që dhe keta gjenden në të njëjtën rreth ne lidhje me temën e kushtetutes. Nga kjo pikëpamje para së gjithash kushtetuta e re permban kuptimin e një referendumi në lidhje me Kosovën.

Serbia me kushtetutën e re po mundohet të jetë një hap para Kosovës që po mundohet te përcaktojë statusin e saj përfundimtar drejt fundit të këtij viti. Kështu që me vendimin e ri që ka vendosur në kushtetute po mundohen që ta pengojnë një pavarësi të mundshme nëpërmjet rrugeve ligjore. Qëllimi duke qene i tille asnje forcë politike nuk goxon që të dali kundër kesaj kushtetute.

Nga ana tjetër ka dalë në pah se, pas largimit të Milosheviçit, janë bërë disa hapa prapa ne lidhje me disa reforma që jane pervetësuar. Më e rëndësishmja prej tyre është zgjedhja apo vendosja e gjyqtarëve. Sipas kushtetuës aktuale Këshilli i Lartë i Pavarur i Drejtësisë përcakton se cili gjykatës do vendoset ne gjykatat e larta.Këta persona ua paraqet parlamentit dhe këta të fundit japin vendimin rreth tyre. Kurse në kushtetutën e re edhe pse parlamenti thotë fjalën e fundit në lidhje me përcaktimin e e gjykatësve, Këshilli i Lartë i Drejtësisë fiton të drejtën e përcaktimit të shumicës së tyre. Kjo gje padyshim që i jep nje të goditur ve.orisë e të qënit të pavarur të këtij këshilli.

Një tjetër teme që përfaqëson të hedhurit prapa të hapave per kushtetutën është te marrëdhëniet mes qeverisë qëndrore dhe drejtuesve lokal. Sipas kushtetuës së re qeverisë i jepet e drejta për të hequr nga detyra drejtuesit lokal që jane të përzgjedhur. Përveç kësaj qeverive u jepen kopetenca për zgjedhjen e kryetarëvë të bashkive. Për më tepër u jepet e drejta që me dy të tretat e votave tu japin fund detyres si kryetar shteti personit i cili ka ardhur duke u zgjedhur ne parlament. Pa dyshim që dhe kjo përfaqëson nje ecje mbrapa prej tyre.

Kjo kushtetutë më ato veçoritë që i permendëm më sipër faktikisht është pranuar shpejt e shpejt ne parlament me votim me ze pa u bere as edhe nje diskutim apo debat rreth saj më datë 30 shtator. Shkaku për këtë pa dyshim që ishte çështja e Kosovës. Populli i Serbise dhe rreth 186 mijë zgjedhës që ndodhen në Kosovë do japin votën e tyre për këtë kushtetutë. Qëllimi i kushtetutës së re nuk do i fusi shqiptarët që të marrin pjesë në zgjedhje,sepse qeveria Serbe i ka lene keta jashte referendumi. Zaten nuk mund ti përfshinte dhe këta në referendum. Por pa dyshim nga cili këndvështrim të shihet nje gjendje e tillë eshtë e çuditshme dhe kontradiktore;pasi nga njëra anë thote ‘pjesë e pandashmë’ 90 per qind te Kosovës nuk marrin pjesë në referendum;nderkohe që me këtë referendum merr vendim rreth tyre.

Ende nuk duket në horizont ndonje reagim i fuqive nderkombëtare. As BE-ja as KE e as të tjerët ne lidhje me këtë temë nuk kanë thënë ende asgje. Vazhdojnë ende të heshtin që të gjithë.

Është e qartë se me pranimin që duket e sýgurtë të kushtetutës së re në veçanti me çështjen e Kosovës ka për të sjellë pikëpamje dhe këndvështrime të reja. Porse tani për tani është e paditur se sa dhe ne çformë kanë për të ndikuar këto gjëra në lidhje me përfundimin e bashkëbisedimeve për Kosovën.

{nl}

* Autori është opinionist i gazetës më të madhe turke Zaman. Artikulli në shqip është botuar në gazetën elektronike Start. 

Shtuar më 27/10/2006, ora 14:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori