Vesa Luma zihet me Big Bastën dhe zbulon arsyen: Nuk flasim! (FOTO LAJM)

Vesa Luma dhe Big Basta janë padyshim një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku shqiptar. Dyshja kanë publikuar shpesh momente pranë njëri-tjetrit në rrjete sociale, ku nuk kanë munguar dhe dedikimet plot dashuri.

Megjithatë sot Vesa ka treguar një anë tjetër të martesës së tyre: “zënkat”. Këngëtarja ka zbuluar se është zënë me Big Bastën dhe e kanë ndarë mendjen të mos i flasin njëri-tjetrit gjithë ditën.

Me anë të një postimi në Instagram, Vesa ka treguar se zënka e tyre ka nisur pasi Bastës i janë dashur disa minuta për t’i shkrepur foton e duhur dhe kjo e ka nervozuar.

“Godite ne shenje burri ..tash nuk folim gjithe diten, jemi bo nervoz, se kemi nejt disa minuta me nxerr foton e duhur ama kaluse…i ka martesa kto peripeci”, ka shkruar ajo.


Shtuar 26.07.2020 15:42