Prifterinj homoseksual ne Vatikan. Skandal ne televizionin italian La7
Albeu.com
nga Flamur KERRI , ITALIPrononcimet: “Nje pjese e mire e prifterinjve jane homoseksual” “Kam qene i lidhur me nje djale siçiljan per dhjet vjet, nese dy burra duhen nuk ka rendesi nese je prift apo jo” “Kisha me ne ben si ushtria amerikane: “Une nuk te kerkoj llogari por dhe ti nuk duhet te thuash gje”“Te mbashe veshje prifti eshte terheqese. A do te beje dashuri me mua?” Keta qe flasin jane prifterinje homoseksual te filmuar nga nje kamer e fshete gjate takimeve te tyre me nje djale te njohur ne linjat e çatit per homoseksual.
Gjysem ore filmim eshte trasmetuar te henen ne mbremjen e 2 tetorit ne programin “Exit” te drejtuar nga spikerja e njohur Ilaria D’Amico ne kanalin televiziv La7.
Nje hetim ne nje bote te fshehte, pa asnje paragjykim – thote spikerja - vetem deshira per te zbuluar nje te vertete. Çdo gje ka nisur nga nje e-mail i mberritur ne redaksi nga nje djal homoseksual, frekuenteues i rregullt linjave te çatit per gay. Thoshte se kishte njohur shume prifterinj homoseksual dhe i kishte takuar personalisht neper takime ne ambjente te fshehta. Realizuesit e programit kishin regjistruar telefonatat ku djali kishte rene dakort me prifterinjt per takimet e fshehta, me pas kane filmuar çdo detaj te takimeve me nje kamer te fshehte.
Fytyrat e prifterinjve paraqiten te mbuluara me efekte te posaçme te realizuara ne studiot e televizjonit, zeri eshte i deformuar. Ne nje fare pike imazhet nderpriten. Spikerja shpjegon se qellimi i emisionit eshte thjesht te tregoj dhe jo te shokoj telespektatoret, edhe pse emisjoni transmetohej ne oret e vona te nates filmime te tilla nuk mund te transmetoheshin. Prezantohen me nickname (pseudonime qe i perdorin kur çatojne) thone se jane prifterinje dhe nuk e kane problem te organizojne nje takim.
Tre takimet e filmuara; Prifti i pare eshte me simpatiku dhe bujari: “Po te kthehesha dhe nje here prapa ne kohe nuk do te hiqja dore nga Kisha, do te behesha prift, ke shume avantazhe, ndihmon nevojtaret. Eksperiencen e pare me nje burre e kam patur pasi isha bere prift, para dhjete vjetesh. Megjithate ndjehem mire me homoseksualizmin tim. I dyti eshte me i guximshmi. Tregon se ka patur me qindra takime: “Ne kolegjin e prifterinjve me izolonin nga frika mos me zbulonin te tjeret, por pasi mbarova shkollen nuk kam patur me frike nga askush” Thote edhe se me homoseksualet Kisha eshte hipokrite, pasi ne Vatikan ka shume homoseksuale.” Takimi i trete eshte edhe me i veshtiri dhe qe beri me teper buje ne mediat italiane. Takim ndodhi ne sheshin “Shen Pjetri”. Kuptohet qysh nga telefonata qe nuk behet fjale per nje prift te thjeshte. Ne biseden e pare ne çat thote se ka tendenca sadomazokiste. Pas takimit ne sheshin “Shen Pjetri” zhvendosen ne nje zyre luksoze. Djali duket i shqetesuar por kleriku i larte e qeteson duke i thene: “Nese do te ikesh nuk ka problem”. Imazhet rifillojne me bisedat rreth kishes: -Nuk e kane me homoseksualet por – thote prifti – e kane me raportin para martese. Homseksualet nuk mund te martohen keshtu qe nuk mund te kene raporte seksuale”. Pastaj nervozizem, asnje deshire per intimitet si ne takimet e tjera. Prifti dhe djali afrohen. – “Je duke mekatuar para syve te Zotit”, i thote djali, “Une nuk e shoh si mekat” pergjigjet prifti. Djali replikon: “Atehere çfare kuptimi ka qe ti je prift?”. “Ketu mbarone historia jone – pergjigjet prifti – paske shume pretendime, do te shoqeroj deri tek ashensori e nese te ndalon ndokush mos trego gje”. Ka qene pikerisht filmimi i trete qe ka tronditur Vatikanin dhe opinionin publik italian. Me pare kane qene te njohura shume raste kur prifterinjte kane qene akuzuar per homoseksualizem apo pedofili. Por ne shumicen e rasteve gjyqet jane mbyllur ne rrethana misterioze. Por ky i fundit ishte i pari qe faktonte implikimin e nje qytetari te Vatikanit dhe kleriku te larte.
Pas tre filmimeve te fshehta transmetohet intervista me nje tjeter prift homoseksual (dhe ky me fytyre te mbuluat dhe ze te deformuar). Pranon te tregoj historine e tij. Partnerin e pare e ka njohur ne kolegjin e prifterinjve. Nje djale i ri, i shkelqyer, inteligjent, drejtonte korin gjate sherbesave fetare ne kishe. Kur njoha ate – thote prifti – ka qene “Dita me e bukur e jetes time, hera e pare qe perjetoja se bashku dy dashurite; dashurine per Zoten dhe ate per njeriun” Me pas ne nje raport tjeter tregohet dashuria e priftit me nje tjeter burre qe ka zgjatur per shume vite. “Edhe pse pastaj largesia na ndau” thote Don Felice (emer i sajuar). Ai akuzon kishen dhe thote: “Kisha ka frike se mos homoseksualizmi eshte pedofili, por e kane gabim. Pedofilia eshte krim, por nuk ka te bej me homoseksualizmin. Kisha duhet ti ndaj gjerat.” Me pas prifti tregon jeten e tij te veshtire duke dekluarar qe ne prifterijte homoseksuale “Levizim si indianet ne kohen e kaubojeve, nga frika se mos na zbulojne. Por une jam i vetedijshem se Zoti eshte me i larte se zemrat tona, Ai i kupton ndjenjat tona”.
Marre nga Drejtesia Blog
Shtuar më 04/10/2007, ora 09:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori