Politika pa politike
Albeu.com
nga Hamdi NuhijuËshtë e njëjtë sikur dhëndëri në natën e gjerdekut pa prezencën e hormoneve. Njerëzit në realitet duken të vrazhdë, por në esencë butësia e tyre është mbretëri e pa uzurpuar ende. Këtë fenomen mund ta hasim kohët e fundit në çdo skaj të realitetit shoqëror.Dikush e sheh me dioptrinë e rrafshit social, e disa të tjerë e shohin përtej rrafshit politik, por realiteti është ky. Politika ka filluar që të ngele si një ndërtesë e mykur, e vjetër, meskine pa politik. Të gjithë flasin rreth saj, madje edhe tregtarët në tregun e “Buburrecave” (Bit Pazar). Por, askush nuk merr të drejtën të flas me kompetencë serioze rreth saj. Ata që fituan këtë kompetencë në qendrat studimore kanë vendosur të heshtin dhe ti bëjnë Amin secilës gjobë politike që vepron qeveria e secilit vend. Nuk është koha të ngremë zë, thonë! Në këtë mënyrë arsyetojnë ekzistencën e “kompetencës” së tyre me konto të trashura dhe me një karrierë të bujshme duke u marrë me idetë e jo me realitetin. Duke u marrë me idetë e jo me realitetin, pra me njerëzit, garnitura të tëra serbe bëjnë gërdi në veriun e Mitrovicës. Ideja ekziston! Shteti u formua! U njoh ndërkombëtarisht! Por, realiteti është shumë i frikshëm, është i rëndë, jo i pajtueshëm me idetë e atyre që vetes i vendosën kompetencën e fjalëve në rrafshin e mendimeve politike. Dënohen ashpër aktivistët e Vetëvendosjes për veprimet e tyre të arsyeshme, ndërsa me një zë të butë, zë nuseje në natën e parë të dhëndërisë, komplet garnitura politike e Kosovës i drejtohet Beogradit për terrorin e realizuar në veri të Mitrovicës. Kjo logjikë e marrjes me idetë dhe jo me realitetin i ka kushtuar shumë shqiptarëve të të gjitha trojeve etnike. Me këtë nuk dua ta hedh poshtë ekzistencën e ideve të cilat janë të domosdoshme për të vepruar në realitet. Por, nuk guxon askush ta arsyetoj veten se po merret me idetë dhe nuk ka kohë të kontribuoj për realitetin shqiptar në Ballkan. Si në Shqipëri edhe në Kosovë po ndodh fenomeni i njëjtë i ndarjes së politikës prej popullatës, duke krijuar klerin e politikës dhe në anën tjetër popullatën si nevojë e dhënies së votave. Politika pa përkrahjen e popullit është një politik e vdekur dhe jo funksionale. Në raste të këtilla edhe shteti me i dobët në rruzullin tokësor mund të kërcënohet dhe kur ti je i ndarë prej popullit faktikisht destinohesh të dorëzohesh dhe të dështosh. Sikur e tërë garnitura politika e Republikës së Kosovës të ishte bashkë me popullin dhe jo e ndarë në nivel të klerit, të jeni të bindur se ndryshe do e llogaritnin këtë shtet edhe Serbia, po edhe njerka e saj Rusia.
Nëse dalim në versionin tjetër të politikës pa politik, versionin maqedonas, do të shohim disa veprime shumë interesante. Para do kohësh kishim një ndeshje mjaft të ashpër midis partisë Demokracia e Re me partinë Bashkimi Demokratik për Integrim. Për njerëzit e thjesht dhe të vegjël siç jemi ne, edhe vendi i veprimit të tyre është me rëndësi. Zëdhënësi i DR, po sulmon BDI, duke qenë në rrugë dhe jo në zyre të partisë së tij. Ndërsa zëdhënësi i BDI, i përgjigjet akuzave të zëdhënësit të DR, prej kabinetit qeveritar dhe jo prej zyrave të partisë së tij. Kur shohim se si veprojnë partitë politike maqedonase edhe në këtë segment ne ngelemi me gojën e mbyllur. Kryetari i LSDM dhe jo zëdhënësi i saj e akuzon qeverinë e Nikolla Gruevskit dhe jo VMRO-DPMNE prej zyrave të LSDM e jo prej në rrugë. Akuzave të këtilla pas tridhjetë minutash i përgjigjet nënkryetari i qeverisë dhe jo zëdhënësi i partisë,në emër të qeverisë e jo në emër të partisë, prej zyrave të partisë së tij e jo prej kabinetit qeveritar. Mesazhi shpresoj të jetë i qartë! Në anën tjetër niset iniciativë për të burgosurit e pafajshëm të Sopotit kur krijohet një komision i veçantë prej anëtarëve të të gjitha partive politike shqiptare. Ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka ingerencën e gjurmimit dhe hulumtimit të informacioneve në këtë shtet. Është turp edhe për vet iniciuesit e këtij procesi, por edhe për vet prezencën e partisë politike shqiptare në pushtet kur nuk ka fuqi që ti jap ingerenca këtij grupi për hulumtim në informacione të sakta në këtë shtet me qëllim zbardhjen e një montimi politik ndaj shqiptareve të këtij vendi. Sikur e gjithë kjo maskaradë e politikës pa politikë të mbyllej me kaq, do të ishim të kënaqur edhe ne njerëzit e thjeshtë, por edhe “barkmëdhenjtë” me “kompetencë” për të folur në segmentin politikë. Vallen e diskriminimeve të radhës të Nikolla Gruevskit e ka kapur edhe vet ministri i arsimit i këtij vendi i cili me vendimin e tij rreth akreditimit të disa paraleleve plus në gjuhën shqipe në shkollën e mesme të mjekësisë, i bëri pikë e pesë edhe nxënësit, edhe prindërit, edhe atë para syve të popullit. Do i përpijë një ditë politika të gjithë këta që e kanë varfëruar dhe e kanë lënë si një ndërtesë të vjetër. Do të vije koha kur në skenë do të dalin politik bërësit e vërtet.
Shtuar më 28/08/2009, ora 23:38
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori